Aktualitet

Si do votoni më 25 Prill? Tirana me hapësirën më të vogël për të zgjedhur kandidatin e preferuar

Qytetarët shqiptarë më 25 Prill do i drejtohen kutive të votimit për të votuar partinë e preferuar e cila do të jetë e identifikuar emër, logo dhe kryetarin e saj. KQZ ka publikuar për mediat versionin përfundimtar të fletës së votimit në 12 qarqe.

Sipas modelit të miratuar ditën e sotme nga Kolegji Zgjedhor, fletët e votimit do të jenë të ngjashme në çdo qark ku sipas një rendi nga lart poshtë, partitë politike renditen sipas shortit për numrin e pozicionimit.

E vetmja gjë që ndryshon nga njëri qark në tjetrin është dendësia e vijëzimit të kutive ku zgjedhësit duhet të vendosin për kandidatin e preferuar jo me emër, por duke mbajtur mend emrin ku partia e ka caktuar në renditjen në rang qarku.

Në sy bie diferenca mes qarkut të Tiranës dhe Kukësit, të cilët respektivisht kanë numrin më të madh dhe numrin më të vogël të kandidatëve. Tirana ka 36 kandidatë duke bërë që dendësia e kutisë së votës për kandidatin, të jetë mjaft e vogël në raport me Kukësin .

Në fletën e re të votimit ka ndryshuar edhe logoja e Bindjes Demokratike e cila ka hequr logon për të cilën PD pretendonte se ishte e ngjashme me të sajën, duke ruajtur vetëm fushën blu të hapur mbi të cilën shkruhet emri i partisë. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker