Vora News
Skandal/ Ndodh edhe këtë vit, publikohet teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Edhe këtë vit teza e provimit të Maturës Shtetërore ka dalë jashtë institucioneve ku po zhvillohet provimi. Teksa 33 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë janë duke iu nënshtruar provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duket se ata kanë bërë të mundur futjen e telefonave celularë në klasa, pavarësisht rregullave të rrepta, të ndjekura nga Ministria e Arsimit.
Edhe pse MAS ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit, duke angazhuar rreth 7000 mësues në monitorimin e maturantëve, BalkanWeb ka arritur të sigurojë disa foto të testit të Gjuhës dhe Letërsisë rreth orës 10:30.
Fotot janë siguruar nga redaksia vetëm pak minuta pasi maturantët kanë hyrë në klasa, ku aktualisht po zhvillohet provimi.



