Aktualitet

Skandali me të dhënat personale, Prokuroria zbarkon në zyrat e Lapsi.al, do sekuestrohen serverat

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar në zyrat e redaksisë së “Lapsi.al” e cila zbuloi skandalin me përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve. Mësohet se prokurorët e SPAK do të sekuestrojnë serverat e redaksisë, në kuadër të hetimeve të nisura në lidhje me këtë ngjarje.Ky 

aksion i SPAK vjen tre ditë pasi Lapsi.al publikoi investigimin në lidhje me databes-n që po përdorte të dhënat e qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit. Nga ana tjetër, kreu i SPAK, Arben Kraja ka theksuar se kanë nisur verifikimet për database-n. 

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar dy ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker