Aktualitet

SKANDALI në familjen në Pogradec/ Vjehrri dhunon dy nuset, djali ‘i kthehet’ babait, e bën për spital

Pogradec- Një sherr në familje ka ndodhur në fshatin Buçimas në Pogradec. Një 32-vjeçar E. M. është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit M. M., 64 vjeç. Ndërkohë ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy nuseve të djemve të tij. Ndaj dy nuseve M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe është lëshuar urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Ky shtetas, në datën 28.01.2021, dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M. M., 64 vjeç. ë lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetaset M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre”, njofton policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker