Rajoni - BotaHistori

Statuja e Princeshë Diana bën më në fund bashkë bijtë e saj Harry e William (fotot)

Princi britanik Harry dhe vëllai i tij William qëndronin sot krah për krah njëri-tjetrit për herë të parë që prej prillit, teksa morën pjesë në zbulimin e statujës së nënës së tyre Princeshës së ndjerë Diana.

Duka i Cambridge dhe Duka i Sussex, megjithë marrëdhënien e trazuar mes tyre dhanë një deklaratë të përbashkët për eventin emocional, në ditën që do të kishte qenë ditëlindja e 60-të e princeshë Diana.

Statuja e princeshës e rrethuar nga tre fëmijë, qëndron tashmë në Kopshtet e Rëna në Pallatin Kensington.

Dy vëllezërit mbretërorë nuk dhanë fjalime gjatë ceremonisë, por në deklaratën e tyre thuhej: “Sot do të ishte ditëlindja e 60-të e nënës tonë, të cilën ne e kujtojmë për dashurinë, forcën dhe karakterin, cilësitë që e bënë atë një forcë të së mirës në botë, duke ndryshuar për më mirë jetë të panumërta”.

“Çdo ditë ne shpresojmë që ajo të ishte me ne, dhe kjo statujë shpresojmë që të jetë përgjithmonë simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj”.

Përpara statujës ka një gur me mbishkrimin poetik: “A ka njësi për të matur vlerën e kësaj gruaje, nga cilado linjë familjare që kishte ardhur? Jo cila ishte pozita e saj, por a kishte ajo një zemër? Si e luajti ajo rolin e saj të dhënë nga Zoti?”

Statuja është porositur nga William e Harry në 2017 – në 20-vjetorin e vdekjes tragjike të Diana së bashku me të dashurin Dodi Fayed në një aksident në rrugët e Parisit.

Në event William e Harry biseduan me xhaxhallarët e tezet e tyre kur erdhën, e më pas hynë në kopshtin e mrekullueshëm për ceremoninë e shkurtër.

Artisti autor Ian Rank-Broadley, ka një histori të gjatë me krijimin e imazheve të familjes mbretërore.

Ai tha: “Diana, Princesha e Uellsit, ishte një ikonë që preku jetën e shumë njerëzve në botë dhe për mua ishte një privilegj që të punoja përkrah Princ William e Princ Harry për këtë risjellje të jetës së saj”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker