Opinion

Stresi, biri i Sali Lushajt që vidhte pula dhe u bë vrasësi personal i Berishës” – nga Frrok Çupi

OPONION  NGA Frrok Çupi

Për një kohë bajagi të gjatë Sali Lusha ka qenë tmerri i Tiranës, e niste burrninë me kashaisjen nëpër lisat e mëdhenj të parkut Rinia të mbytur me pisllëk kioskash e klientësh që pinin birra. Pastaj dilte në bulevard, më i gjatë se të tjerët, dhe shikonte kush e kishte këmishën më të re. I sulej tjetrit, ia bënte copë këmishën dhe ikte me vrap me të qeshurën njësoj si Stresi sot; po fiks si Stresi- i biri.

Stresi është i biri i Saliut dhe ka dal malit. Saliu është i biri i ‘s’di kujt’. Po Saliu i parë kishte një Sali të parë tjetër që e kishte bërë trim.

Për një kohë bajagi të gjatë Sali Lusha ka qenë tmerri i Tiranës, e niste burrninë me kashaisjen nëpër lisat e mëdhenj të parkut Rinia të mbytur me pisllëk kioskash e klientësh që pinin birra. Pastaj dilte në bulevard, më i gjatë se të tjerët, dhe shikonte kush e kishte këmishën më të re. I sulej tjetrit, ia bënte copë këmishën dhe ikte me vrap me të qeshurën njësoj si Stresi sot; po fiks si Stresi- i biri.

Saliu i parë (në fakt i dytë) endej rrugëve të Tiranës pa ditur ça bënte, derisa u deklarua roje personale e presidentit të Republikës aty nga fund-viti 1996. Vetëm atëherë u duk se e gjeti ‘levën e Arkimedit’ dhe nisi luftën e përgjakshme kundër armiqve të presidentit.

Një paradite, në kohën kur thoshte se ishte roje e ‘Saliut të Parë’ u sul për nga redaksia e gazetës KJ. Redaksia ndodhej në katin e parë të një pallati ‘të Enverit’ diku përballë shkollës ‘Petro Nini’; me dy trima të tjerë në krah u hyri reprezaljeve në gazetë. Ngaqë e dinte se në atë orë mund të ndodhej ndonjë sanitare ose ndonjë daktilografiste, u bë edhe më trim. Hapi bajonetën e kallashnikovit dhe u hyri thasëve më gazeta, shpo njërin e shpo tjetrin.

-Ku është ai bir ku**e? Ku është ai kaur i qelbur?

Shponte thasët dhe raftet me bajonetën e kallashnikovit dhe më kërkonte si buall i lëshuar nga litari i presidencës. Dikush nga redaksia vrapon e më gjen në kafen ‘Artist’ në oborrin e Akademisë së Arteve.

-Duhet të ikësh, duhet shpejt!- më tha,- se Sali Lusha mund të zbulojë e vjen me kallashnikov…

Atëherë Saliu ishte vërtet i frikshëm, kishte bekimin e  presidentit të Republikës; pastaj erdhi koha që mori lejen të vriste secilin që ia merrte mendja se ishte ‘armik’. Kur u hapën depot e armëve, Sali Lusha ishte ‘the star’.

Po ç’rëndësi ka Saliu; secili i llojit të tij, të njëjtën gjë do të kishte bërë sikur të kishte në krah kreun e shtetit, të një shteti gjakatar. Edhe atëherë tropojanët që i kishim miq në PD, vetë Azemi, na tregonte ‘çfarë trimi ishte Saliu’, dhe qeshte sa gajasej. Thonin se në rini Saliu vidhte pula në fshat, por ikte si lepur sapo lihte qeni. Edhe një i njohuri i tij ia kujtoi ‘pulat’ dhe ‘xhepat’ këto ditë në mesazhet nën një shkrim të gazetës.

Pula!…, as kjo, nuk ka shumë rëndësi, sepse sa hajdutë pulash erdhën këtu me rastin e Demokracisë. Por puna se këta bëhen më trima se normalët. Ose nuk është krejt kështu; kur iu zbulohet e vërteta, atëherë bëhen për të qeshur.

Janë vërtet të rrallë në llojin e tyre. Tani Stresi, i biri i atij të pulave, ka dalë në mal o ‘ta mposhtë shtetin’, o ‘nuk kthehem më!’, tha natën e  parë të lavdisë. Atje nalt bëri deklaratën e bujshme se ‘jam Azem Hajdari i dytë’. Për tre net, u detyrua të thotë se ‘po kthehem se kam të ftohtë’. Ua la të tjerëve amanetin që ta vazhdojë rrugën… ndoshta edhe ai nëpër fshatra me pula po fshihej.

Por Stresi është më i llogaritur se i ati, Saliu. Stresi kishte marrë adresat e disa ‘snaiperistëve’ kosovarë dhe deklaroi se me ‘trimat e mi nga Kosova’ do të sulmonte Surrelin dhe Tiranën.

Deklarata për Surrelin, ku jeton Edi Rama, ra shpejt. Arsyeja: Një tropojan tjetër, Besniki i Mustafajve rron po në një vilë në Surrel, siç thonë, i çoi fjalë Stresit se ‘kam edhe unë kosovarët e mij’, po guxove.

Por pas kësaj ra gjithë versioni i kosovarëve ushtarë të Stresit. Saliu i kishte dhënë adresat e kosovarëve të Bukoshit që i mbante që nga viti 1997. Ohuuu!, që atëherë, ushtarët kosovarë nuk ishin as në ato adresa, as në atë mendje. Në vitin 1997 erdhën në Vlorë nja 40 a 50 kosovarë të FARK për të sulmuar Vlorën.

Këta di Saliu sot. Vlonjatët i zunë ‘rob’ dhe i ndanë nga të tjerët. Qytetarët e Vlorës i morën një nga një shtëpi më shtëpi. Lagjja ‘15 Tetori’ u mbush plot me djem nga Kosova. Iu mjekuan plagët, iu lanë teshat, i ushqyen dhe pas ca ditësh vlonjatët  iu thanë ‘nëse don,i rrini prapë, por rrugën e keni të lirë’. I shoqëruan deri në Mifol, dhe kaq….

Por nuk i gjen më Stresi, ata janë tjetër gjë. Veçse Stresi nuk ka bërë asnjë ndryshim, është krejt si Saliu atëherë. Edhe krimbi ndryshon ngjyrë sipas gurit, more Stres Saliu…

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker