Show Biz

Stresi kritikon familjen e Klodian Rashës

Stresi kritikon familjen e Klodian Rashës: Unë s’i kisha pranuar kurrë as te dera e shtëpisë ata që më vranë djalin. Unë e hapa ç’deshta me hapur, tani ta vazhdojë kush të dojë

Arkimed Lushaj ka reaguar sërish pas protestës.

Nga arratia, reperi ka kritikuar familjarët e Klodian Rashës, duke thënë se s’duhet të priste në shtëpi kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Pashë dhe videon që kryek*rva e Tiranës, Erion Veliaj shkoi te familja e të ndjerit, unë nuk i kisha pranuar kurrë ata që më vranë djalin, as në mort dhe tek dera e shtëpisë, nuk kam gjë kundra, është dhimbje shumë e madhe”, shprehet Lushaj.

Ai thotë se arriti të hapë kauzën më të fortë dhe se gjithçka që e ka bërë me zemër.

“Unë nuk tutna por ruhna, idiota, ka ikur koha e luftërave unë e hapa çfarë deshta me hapur, tani ta vazhdojë kush të dojë. Zoti ju rujtë të krejtve dhe faleminderit të gjithë të rinjve shqiptarë që më kanë përkrahur deri më tani”, thotë ai.

Reagimi i plotë:

“Sot për sot jam në kërkim dhe rrezikoj burg.

Unë çfarë pata me bërë në ditën e parë e bëra me zemër. Unë jam ai që hapa kauzën më të fortë dhe nuk më intereson se çfarë vjen pas kësaj kauze.

Pashë dhe videon që kryek*rva e Tiranës, Erion Veliaj shkoi te familja e të ndjerit, unë nuk i kisha pranuar kurrë ata që më vranë djalin, as në mort dhe tek dera e shtëpisë, nuk kam gjë kundra, është dhimbje shumë e madhe.

Nëse unë e kam bërë për arsye politike zoti ma çoftë në familjen time. Nuk e kam bërë për arsye politike vetëm kam hyrë me shpirt me lot në sy kam qenë në protestë mundem me të kallzue të gjithë protestuesit për çfarë e kam bo. M’u ka tha fytyra prej lotëve.

Momentin e parë që kryetari i Bashkisë ka shkuar aty nuk ka qenë desht me i pritur ata hiç, mos me lënë asnjë të pushtetit aty por unë këtej jam.

Unë nuk tutna por ruhna, idiota, ka ikur koha e luftërave unë e hapa çfarë deshta me hapur, tani ta vazhdojë kush të dojë. Zoti ju rujtë të krejtve dhe faleminderit të gjithë të rinjve shqiptarë që më kanë përkrahur deri më tani.“, thotë Stresi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker