Aktualitet

Sulmi me thikë tek xhamia e Kavajës, flet Imami Ahmed Kalaja: Një akt barbarie, shpresojmë të mos ketë qenë një akt terrorist

Imami Ahmed Kalaja ka reaguar pas sulmit me thikë në xhaminë tek “Rruga e Kavajës. Ai ka qetësuar besimtarët myslimanë dhe tha se xhamia do të kthehet në funksion brenda disa orësh.Shumë i prekur dhe me lot në sy ai ka konfirmuar se janë plagosur disa vëllezër besimtarë dhe disa persona nga stafi i xhamisë. Kalaja u shpreh se shpreson që sulmi të mos ketë qenë akt terrorist.Paqja, mëshira qofshin me ju. Sot pas dreke, andej nga ora 14:00 ka ndodhur një akt barbarie në Xhami, ku një njëri i armatosur me një thikë godet besimtarët me një thikë. Por nuk mjaftohet vetëm me besimtarët, por godet dhe persona që ndodheshin në rrugë. Faleminderit zotit që personi arrestua. Situata është në kontroll. Lutemi Zotit që të shëroji vëllezërit tanë që janë plagosur. Shpresojmë që mos të ketë qenë një akt letë themi terrorist. Le të shpresojmë që ka qenë një njeri me të meta mendore që e ka bërë këtë. Shpresoj që për punë ore xhamia do te jete e hapur”, tha Kalaja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker