Aktualitet

Sulmohet godina e Bashkisë së Tiranës, i vihet flaka perdes së ministrit Lleshaj dhe pemës së Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej”

Pas protestave të dhunshme te Kryeministria, protestuesit pas rreth një ore janë larguar prej aty, duke u zhvendosur para ministrisë së Brendshme. Disa kanë vijuar protestën  në sheshin “Skënderbej”, ku edhe aty kanë dëmtuar pemën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, duke i vënë flakën.

Një pjesë e protestuesve të cilët janë rikthyer sërish te Ministria e Brendshme, kanë nisur të thyejnë çdo xham dhe objekt tjetër rreth saj.

Disa prej tyre hapin një nga dritaret e ministrisë, teksa i vunë flakën  jërës prej perdeve të zyrës ku qëndron ministri Sandër Lleshaj.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndare turmën e protestuesve.

Disa protestues para se të mbërrinin te ministria e Rendit kanë qëlluar makinat e policisë, duke i thyer xhamat dy prej tyre.

Ato kanë qenë të parkuar në Bulevard.

Policët kanë larguar me shpejtësi dy prej tyre, ndërsa një makinë tjetër është sulmuar më shumë pasi në atë momente brenda nuk kishte asnjë polic. Disa protestues kanë ndërhyrë, duke e ndalur sulmin ndaj makinave dhe kanë lejuar policin që ta largohet.

Ndërkohë, pas përplasjeve të ministria e Brendshme, policia ka përdorur sërish gaz lotsjellën.

Më pas protestuesit janë larguar nga ministria e Brendshme dhe kanë sulmuar edhe godinën e Bashkisë së Tiranës. Më tej ata i janë drejtuar godinës së drejtorisë së Policisë së Tiranës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker