Aktualitet

Të shtëna me ar më tek 21-Dhjetori/ Dy të rinj sherr brenda një lokali, njëri prej tyre…

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të jenë dëgjuar në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë.

Mësohet se të shtënat kanë ardhur pas një sherri mes disa të rinjve brenda një lokali të zonës.

Në sherr e sipër, një prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit që kishte me vete dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik në zonë.

Pasi ka shtënë, i riu ende i paidentifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa në ndjekje të tij është vënë Policia.

Tiranë/Informacion paraprak 

Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë,  si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker