Aktualitet

Thirrja e kryebashkiakut të Shijakut Arbana ndaj Fondit Shqiptar të Zhvillimit: Firmat që po ndërtojnë Shijakun të punojnë me 3 turne.

Kryetari i bashkisë së Shijakut i ka drejtuar një thirrje Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të përshpejtuar procesin e ndërtimit të pallateve. Për këtë firmat e ndërtimit duhet të punojnë me tre turne.
Familjet e prekura nga tërmeti pavarësisht se po trajtohen me bonus qeraje mezi po presin të hynë në shtëpinë e re.
Arbana është shprehur se Fondi Shqiptar i Zhvillimit si autoriteti kontraktual me operatorët ekonomikë duhet t’i kërkojë këtyre të fundit të punojnë me 3 turne për të shpejtuar procesin e rindërtimit.

Për të gjitha ndërtimet që po bëhen në Shijak është Fondi Shqiptar i Zhvillimin njësi prokurimi, zbatimi, supervizimi dhe hartimi i projekteve si për pallatet ashtu dhe për banesat individuale dhe objektet arsimore.

🔸️ 30 pallate për 657 familje do jenë përfituese
🔸️ 4 objekte arsimore
🔸️ 1 kopësht të përfunduar
🔸️ 567 banesa individuale të përfunduara

Arbana shprehet falenderues ndaj Kryeministrit Rama dhe Qeverisë shqiptare për të gjithë punët e mira të bëra deri tani në Shijak.
“Pa mbështetjen që Kryeministri i ka dhënë Shijakut puna ime si kryebashkiak pas tërmet do të ishte e pamundur, për të realizuar të gjitha fazat e procesit të rindërtimit”- thekson kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker