Aktualitet

Tragjike në Itali! Shembet pallati, vdes 4 vjeçari shqiptar

Një zhurmë e madhe dhe pastaj një shpërthim i fuqishëm, ishte ajo që dëgjuan banorët në Torino, para se të kuptonin se një ndërtesë dy katëshe ishte rrënuar plotësisht.

Mediat vendase njoftojnë se në brendësi të ndërtesës gjendej një grua 34 vjeçare, me origjinë nga Shqipëria së bashku me fëmijën e saj 4 vjeçar. E ëma ia ka dalë të shpëtojë e gjallë nga shpërthimi i madh, por Aroni i vogël është ndarë nga jeta.

Shembja ndodhi para orës 9 të mëngjesit dhe zhurma u dëgjua deri në rrethin Madonna di Campagna, shpërthim i cili erdhi si pasojë e një rrjedhje gazi. Ndërtesa kishte 6 apartamente dhe në të strehoheshin familje me origjinë shqiptare dhe rumune./gazetashqip

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker