Aktualitet

Trupat e çiftit shqiptar të gjetur në valixhe/ Mediat italiane zbardhin ngjarjen e plotë!

Një ngjarje e rëndë u publikua mbrëmjen e kaluar nga mediat italiane. Kufomat e një çifti që dyshohet të jetë shqiptar, u gjetën në tre valixhe, pranë autostradës Firence-Pisa-Livorno. Trupat e masakruar, dyshohen të jenë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, një çifti nga Vlora, prej vitesh të zhdukur.

Ende nuk mund të thuhet me siguri se kufomat janë të çiftit shqiptar. Ndërkohë që pritet test i ADN-së, gjasat janë të shumta që përgjigja të tregojë se bëhet fjalë për Shpëtimin dhe Teutën, përkatësisht 54 dhe 52 vjeç. Një tatuazh në krah në formë spirance nën emrin e origjinës së çiftit, Vlorës, dhe një shkrim tjetër “SHP”, që përkon me inicialet e Shpëtim Pashos, mund të vërtetojnë se bëhet fjalë për personat e dyshuar.

Detajet e rënda të ngjarjes!

Ajo që duket e sigurt, sipas vlerësimeve të para, ishte një vdekje e dhunshme për të dy, shkruajnë mediat italiane. Trupat e tyre u copëtuan dhe u hodhën pranë burgut Sollicciano. Mbase ky ishte një mesazh. Në atë burg, pikërisht në kohën kur çifti shqiptar u zhduk, djali i tyre u arrestua. Ai u arrestua për posedim të 6 kilogramëve marijuanë.

Kufomat ishin të mbështjella me një copë najloni. Dyshohet se ata janë hedhur nga një makinë e cila ishte në lëvizje përgjatë autostradës. Por më pas u konstatua, se valixhet ishin të groposura, megjithëse mendohet se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur jo më larg se para dy vjetësh. Sidoqoftë, nuk përjashtohet që vdekja e tyre të datojë më herët.

Dëshmia e vajzës!

Vajza e çiftit, e cila jeton në Castelfiorentino, Firence tha për mediat italiane: “Unë fola me karabinierët dhe unë jam duke pritur për përgjigjet e tyre për testin e ADN-së. Unë nuk do të flisja derisa e vërteta të dalë nga policia. Ne nuk e dimë ende nëse trupat janë të prindërve të mi, dhe unë shpresoj që jo”.

Ndërkohë, hetimet vijojnë pasi policia po kërkon një tjetër valixhe që mund të ketë pjesë të tjera të trupave të kufomës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker