Aktualitet

Tym, flakë dhe gurë! Zbulohet plani i protestuesve

Prej orës 16:15 vijon protesta e qytetarëve mbrëmjen e sotme, fillimisht para ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Sandër Lleshajt dhe tashmë janë përpara Kryeministrisë, hyrjen e së cilës e shkatërruan me gurë dhe sende të tjera të forta.

Por cili është plani i tyre? Gazetari i “ABC”-së Juxhin Mustafaraj raportoi se nga komunikimi që ka pasur me disa nga protestuesit, ka mësuar se nuk përjashtohet mundësia që në fund të tubimit të zhvillojnë një marshim drejt shtëpisë së Klodian Rashës që u ekzekutua dje nga një efektiv policie.

Protestuesit  kanë deklaruar se do të vijojnë me vendosmëri qëndresën deri në vendosjen e drejtësisë dhe largimin e Sandër Lleshajt.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker