Aktualitet

U filmua duke dhënë para në këmbim të votave në zgjedhjet e 25 Prillit, arrestohet pas 6 muajsh ish-kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka

Arrestohet ish kandidati i LSI në Tiranë Etjon Joka i akuzuar për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit. Joka ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” që pasi u filmua duke shpërndarë para.

Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Më herët është publikuar një video ku Joka shfaqej duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë.

Me zë në një video të publikuar ish-kandidati i LSI u shfaq teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker