Aktualitet

U gjet pa shenja jete brënda në makinë në Vlorë, identifikohet 25 vjeçari

Identifikohet i riu i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë në makinë mëngjesin e sotëm në një rrugë dytësore Vlorë- Babicë.

Sipas policisë ai është 25 vjeçari Xhulian Bullari nga Elbasani, por me banim në Barru të Tiranës.

I riu është qëlluar me tre plumba, por plumbi fatal për jetën ka qenë ai që u qëllua në kokë.

Viktima ishte i ulur në sediljen e shoferit në mjetin tip Fiat Punto me ngjyrë jeshile, me targa Tr 3784 R, e cila rezulton se është në pronësi të një shtetaseje nga Tirana.

Mësohet se policia ka nisur kërkimet për të gjetur pronaren e saj por edhe për ta marrë në pyetje për të zbuluar detaje shtesë për këtë ekzekutim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker