Aktualitet

U kapën me 390 mijë paund kanabis, gjyqtari ‘vë dorën’ në zemër për shqiptarët

BRITANI E MADHE– Ervis Truni 20-vjeç dhe Migen Dragjoshi 31-vjeç, të dy shqiptarë, janë dënuar me nga 24 javë burg secili dhe nga 128 oaund gjobë pasi u akuzuan për kultivim kanabisi në Barry të Britanisë së Madhe. Mediat britanike shkruajnë se të rinjtë u vunë në pranga më 27 maj, pas një bastisje në banesën e tyre në Dock View Road, ku policia gjeti gati 200 bimë kanabis, që po të dilte në treg do të kthehej në 390 mijë paund.Një nga shqiptarët, Ervis Truni u tha

detektivëve se ishte larguar nga vendlindja pasi kishte frikë nga gjakmarrja nga një tjetër familje në lagjen ku jetonte. Madje i riu tregoi se kishte rënë dhe pre e një atentati me granatë, por kishte shpëtuar.

“Ata (gangsterët) më mbajtën një shpatë në fyt dhe më kërcënuan se do të më vrisnin,”- ka thënë ai ndër të tjera.

Ndërsa Dragjoshi u ka thënë efektivëve pas arrestimit të tij se kishte shkuar në Britani pasi i kishin premtuar punë dhe do të bënte një jetë më të mirë.

“Unë erdha në Mbretërinë e Bashkuar pasi takova një grup në Francë. Ata thanë se do të më jepnin punë në Britani dhe jeta ime do të përmirësohej. Kam arritur në një kamion me koston e 15,000 paundësh. Në fillim, unë punoja në një lavazh makinash dhe në një vend ndërtimi përpara se të detyrohesha të vija në Barry. Ata thanë se do të më vrisnin mua dhe familjen time në Shqipëri nëse nuk do të bëja atë që thanë. Unë u rraha kur u thashë se nuk mund ta bëja atë punë,”- mësohet të ketë thënë Dragjoshi.

Ky i fundit ka shtuar se në Shqipëri ka një grua e cila është me kancer dhe i duhet që të kujdeset për të. Për këto arsye gjykatësi Mark Cotter QC është treguar ‘i butë’ me shqiptarët dhe i ka dënuar me nga 24 javë burg secalin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker