Aktualitet

U mbyt dy ditë më parë në Gjirin e Lalëzit, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit nga Tirana

Durrës- Është gjetur trupi i pajetë i një 22-vjeçari në plazhin e Gjirit të Lalëzit. Sipas policisë trupi i pajetë i përket 22-vjeçarit A.S, banues në Tiranë, i cili u mbyt më datë 17 gusht në Gjirin e Lalëzit.

Njoftohet se ditën e sotme

rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të trupit të pajetë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se:

Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker