Show Biz

U tha se do të bashkohej me Noizyn për të ndihmuar familjen Rasha, Stresi sqaron të vërtetën

Ditën e djeshme Noizy reagoi për herë të parë në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarir Klodian Rasha nga efektivi i policisë, ngjarje që ka shkaktuar debate dhe reagime të shumta në rrjetet sociale dhe protesta në rrugët e kryeqytetit. Reperi mendon se protestat në fakt janë kthyer në politike, ndërsa shprehet i gatshëm që ta ndihmojë familjen e 25-vjeçarit.

Noizy flet për ndihmë financiare për familjen Rasha, madje fton të gjithë artistët që duan të ndihmojnë që të bëhen bashkë, edhe pse familjarët e të riut kanë deklaruar se edhe pensionin që do t’i japë qeveria do ta çojnë për bamirësi pasi nuk kanë nevojë për këtë ndihmë, por për drejtësi. Reperi i njohur në postimet e tij nuk harron të hedhë edhe një “thumb” për kolegët

Gjithsesi duket se e vërteta nuk është tamam kështu. Për “Iconstyle”, Stresi ka thënë se për familjen e Klodianit është i gatshëm të ndihmojë në çdo kohë, megjithatë me Noizy-n nuk ka as pse “pajtohet” as pse konfliktohet.

“Unë desha ta bëjmë transparente këtë garë, pa hile  sepse gjithmonë personi në kllapa, në çdo situatë përmend lekun.  Dhe pashë që kishte thumbuar se artistët janë bërë “ për tu ndihmuar vetë financiarisht”. Kur të duash, sfidë të hapur, për të gjithë artistët, kush të dojë ta hapë, që të ndihmojmë realisht atë familje, jo sfidë mes njëri-tjetrit. Unë s’kam pse pajtohem me të (Noizyn), siç kishin shkruar  mediat. As nuk pajtohemi, as nuk konfliktohemi. Thjesht siç kemi qenë prej vitesh, kur jemi zënë adoleshentë, unë në punë time ai në punë të vet. Por kemi respekt për familjet e njëri-tjetrit. Ne nuk bëhemi kurrë për muzikë. Kaq!”- shprehet Stresi.

Kujtojmë se reperi ka qenë pjesë e protestave që ditën e parë, madje është edhe në kërkim nga Policia, ndërsa së fundmi ka bërë me dije se êshtë tërhequr nga peotestat por jo nga kauza.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker