Aktualitet

U vranë 4 persona, por Rama nxjerr këtë foto nga Velipoja

Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur”, kështu shkruante kryeministri Edi Rama në postimin e zakonshëm të mëngjesit, para se të ‘kuptonte’ se ndoshta në Velipojë sot askush nuk do ta zgjedhë për të pushuar pas një nate me krisma armësh që solli një bilanc lufte me viktimat për disa shezllongë.

Rama ka postuar foton më poshtë, të cilën e fshiu pas disa minutash, pasi kuptoi gabimin.

Në një kohë që një ngjarje e tillë trondit opinionin publik në kulmin e sezonit veror, pritej një reagim më serioz nga ana e të parit të qeverisë dhe jo një kartolinë nga një vend ku u vranë 4 persona dhe u tmerruan qindra pushues.

Çfarë ndodhi gjatë natës?

Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç kanë humbur jetën, si dhe janë plagosur shtetasit Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmilind Dyli 17 vjeç.

Drejtori i policisë së Shkodrës Niko Brahimaj i cili mbërri në vendngjarje bashkë me drejtorin e PërgjithshëmArdi Veliu tha se vrasja ka ardhur pas një konflikti për hapësirat në plazh, teksa konfirmoi se është qëlluar me më shumë se një armë.

“Rreth orës 00:30 këtu në Velipojë ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë kriminale. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të hotel Gocaj,ku për shkak të një konflikti me armë të çastit dhe për motive të dobëta, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi sipërfaqet me rërë që shfrytëzohen për vendosjen e shzloneve dhe çadrave, si rezultat i këtij konflikti kanë gjetur vdekjen 4 persona dhe janë plagosur 2 persona.

Policia menjëherë ka marrë masat, ka ardhur në vendngjarje me grup eskpertësh, në vend kanë ardhur dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe specialistët më të mirë. Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë, nga personat e konfliktuar. Një armë pistoletë e kemi sekuestruar si provë materiale. Janë sekuestruar një numër pamjesh nga kamerat e sigurisë.
Shumë shpejt do ketë persona të shpallur në kërkim dhe të arrestuar”, deklaroi Brahimaj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker