Ulja në bursë, Mali i Zi merr masa për çmimin e karburanteve: Nga e marta nafta zbret 160 lekë për litër

Në Mal të Zi çmimet e karburanteve pritet të ulen edhe me 10 cent të tjera edhe pse shteti fqinj ka çmimet më të ulëta të naftës dhe benzinës në rajon.
Nga e marta çmimet të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi pritet të ulen me 9 deri në 12 cent për litër, duke e bërë shtetin fqinj të parin për çmimin më të ulët të karburanteve.
Nafta pritet të ulet me 9 cent duke kushtuar 1,39 euro ose 160 lekë për litër.
Dy llojet e benzinës do të ulen me 10 deri në 11 cent për litër.
Ulja e çmimeve në Podgoricë ndjek reduktimin e akcizës së naftës prej 50%, një masë e qeverisë malazez javë më përpara.
Ndërkohë çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi vazhdojnë të jenë më të ulëtat në rajon.
Çmimi i benzinës është më i ulët edhe se në Maqedoninë e Veriut, ku aktualisht për një litër maqedonasit paguajnë 171 lekë ose 1,47 euro.
Ndërsa sa i përket naftës çmimi në Mal të Zi është i dyti më i liri në rajon duke ndjekur Shkupin e cila ka çmimin më të ulët.