Aktualitet

Varianti Delta: Simptomat për të cilat duhet të shqetësoheni

Sipas një studimi, simptomat e personave që janë infektuar me variantin Delta ndryshojnë nga simptomat klasike të SARS-CoV-2 . Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se  simptomat e tyre janë të ndryshme nga ato të vëzhguara më parë tek të infektuarit me variante të tjera të SARS-CoV-2.

Sipas tyre, kjo është diçka normale pasi njerëzit janë të ndryshëm  dhe sistemi ynë imunitar  nuk  reagon njësoj në momentin që  infektohemi me virus.

Pra, cilat janë simptomat më të zakonshme të variantit Delta?

Duke analizuar të dhënat  e pacientëve nëpërmjet një aplikacioni të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit vunë re se simptomat më të zakonshme të Covid-19 tani kanë ndryshuar, kjo për shkak të dominimit të  Delta, raporton abcnews.al

Ndërsa ethet dhe kolla janë simptomat më të zakonshme të infeksionit dhe dhimbja e kokës dhe e fytit janë ndër simptomat më të shpeshta që kanë raportuar pacientët, një nga simptomat që kanë raportuar të infektuarit me variantin Delta është rrjedhja e  hundëve.

Gjithashtu, humbja e nuhatjes- një nga simptomat më të shpeshta që kanë raportuar personat e infektuar me variantin origjinal të Covid-19 është renditur e nënta te pacientët me Delta, raporton abcnews.al

Studiuesit shpjegojnë se këto ndryshime mund t’i atribuohen mutacionit të virusit ose faktit që pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore tani janë në një fazë më serioze. Për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit tek të moshuarit, të rinjtë janë më të prekurit por ata kanë tendencë të zhvillojnë simptoma më të lehta në krahasim me të moshuarit.

Kështu që ekspertët kanë thirrje që personat që kanë rrjedhje hundësh dhe dhimbje fyti të drejtohen menjëherë te mjeku i familjes, pasi këto simptoma mund të sinjalizojnë se ju jeni infektuar me variantin Delta.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker