Shëndeti

Varianti i ri i koronavirusit në Britaninë e Madhe, shkencëtarët: Mund të infektohen ndjeshëm edhe fëmijët

Ditën e djeshme, shkencëtarët deklaruan se një variant i ri i koronavirusit, që po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe mbart mutacione, që mund të nënkuptojnë se fëmijët janë po aq të ndjeshëm ndaj infektimit sa të rriturit, ndryshe nga lloji i mëparshëm. Shkencëtarët nga Grupi Këshillimor i Qeverisë britanike (NERVTAG), të cilët po ndjekin variantin e ri thanë se ai ishte shndërruar në llojin më dominues në jug të Britanisë dhe se së shpejti mund të bëjë të njëjtën gjë në të gjithë vendin.

Ekziston një mendim se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët”, ka thënë Neil Ferguson, një profesor dhe epidemiolog i sëmundjeve infektive në Imperial College London dhe gjithashtu një anëtar i NERVTAG. “Do të duhet të mbledhim më shumë të dhëna për të parë se si sillet më tej”. Shfaqja e variantit të ri të SARS-CoV-2, për të cilin shkencëtarët thonë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker