Aktualitet

Vetëvritet oficeri i sigurisë së Vladimir Putin

Ditën e sotme në Moskë ka kryer vetëvrasje zëvendësshefi i një prej departamenteve të Shërbimit të Sigurisë Federale (FSO), shërbimi që ruan presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas mediave ruse, trupi i nënkolonelit u gjet në rrugën Tsandera në kryeqytetin rus. Në fund të nëntorit, oficeri Mikhail Zakharov qëlloi veten me armë zjarri gjatë shërbimit të tij.

Kolegët e Zakharovit e lidhën vetëvrasjen e tij me kushtet e këqija të punës, zgjatjen e orarit të punës dhe indiferencën e Gardës ndaj të punësuarve.

Kjo është vetëvrasja e dytë brenda muajit në FSO, çka sjell tepër dyshime se çfarë është duke ndodhur në Kremlin.

FSO është një agjenci qeveritare ruse e ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarëve të rangut të lartë duke përfshirë dhe vetë presidentin Putin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker