Aktualitet

Viktimat e abuzimeve seksuale: Murgeshat gjermane “tutore” për priftërinj e politikanë

Murgeshat katolike që drejtonin një shtëpi fëmijësh në Gjermani bënin rolin e tutorit, duke dërguar djem të vegjël te priftërinjtë, politikanët dhe biznesmenët, të cilët i përdhunonin ata nëpër festa seksi”. Kjo është dëshmia e një prej viktimave, i cili ka fituar në gjyq të drejtën për dëmshpërblim.

Sipas “Der Spiegel”, 63-vjeçari tregoi me detaje se si murgeshat, në këmbim të parave, e dërgonin që të abuzohej nga priftërinjtë dhe njerëz të fuqishëm që kur ishte 5 vjeç. Ai tha se është përdhunuar mbi 1000 herë gjatë viteve ’60 dhe ’70.

“Murgeshat kryenin rolin e tutorëve për djemtë deri në 14 vjeç. Nëse ata nuk pranonin të shkonin në këto festa seksi, i rrihnin me shkopinj ose i përplasnin kokën në mur”, kujton viktima, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.

Shtëpia e fëmijës në Speyer të Gjermanisë u mbyll në vitin 2000, pasi u mësua skandali.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker