Vora News

Vorë: Një mision i arritur me sukses nga shefi i komisariatit Kreshnik Gjeçka dhe nga shefi i krimeve Renato Kreci

Një mision me rëndësi është kryer me sukses nga shefi i komisariatit Kreshnik Gjeçka dhe shefi i krimeve Renato Kreci. Ky informacion është bërë me dije nga faqja e Policisë së Shtetit qe shkruan: “

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vora”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. 

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin në banesa dhe biznese në zonën e Vorës.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjeve në banesa dhe biznese, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta shtetas. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Vora”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Të dënuar më parë për vjedhje, të dy banues në Vorë. 

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 4 rasteve të vjedhjeve në banesa dhe biznese, konkretisht:

Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 5000 euro dhe 200.000 lekë të rinj;  

Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, në banesë, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 600 euro; 

Më datë 18.09.2021, në Kodër Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në një firmë mobiliesh;

Më datë 29.09.2021, në Fshatin Muçaj, Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një firmë kondicionerësh;

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 automjet, 2 pajisje DVR, 1700 euro dhe 2 aparate celular. 

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker