Aktualitet

Vorë,Terrorizuan banorët duke qëlluar me kallashnikov në ajër, arrestohen dy të rinjtë

Policia e Vorës ka ar restuar dy të rinj, të cilët kanë qëlluar me a rmë z jarri në ajër, duke krijuar panik te qytetarët. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë, ku kjo e fundit ka ndërhyrë, duke vënë në pranga L. Ç., 23 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar 1 a rmë zjarri automatik, një sasi të vogël l ëndë n arkotike k anabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftim i Policise

Vorë

Qëlluan me armë zjarri në ajër, falë denoncimit të qytetarëve dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy të rinjve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga qytetarët, se në vendin e quajtur “Kuç-Vorë”, mbi kodrat e fshatit Gjokaj, po qëllonin me armë zjarri në ajër, kanë shkuar në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve:

L. Ç., 23 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, të dy banues në Shijak.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit të tyre që u gjet në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve hetimore, këta shtetas kanë rezultuar edhe autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2021, ku shtetasi B. V. ka kallëzuar se është qëlluar me armë zjarri në ajër dhe për pasojë është dëmtuar automjeti i tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker