Aktualitet

Vrasje e mbetur në tentativë në 2015, kapet në Tiranë 36 vjeçari

Një 36 vjeçar i shpallur në kërkim për një vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2015 është vënë në prangat e policisë së Tiranës.Policia bën me dije se është arrestuar 

shtetasi Mario (Arsen) Ndreu, i cili njihej si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndërkohë kujtojmë se i riu në fshatin Gostimicë, Përmet, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar në fushën e krimeve kundër jetës.

Vihet në pranga nga Forcat “Shqiponja” 36-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore.

36-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri shoqërore dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe nga informacionet e marra, organizuan punën dhe në Rrugën e Elbasanit bënë kapjen e shtetasit M(A), N., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”

Ngjarja:

Ky shtetas, më datë 06.10.2015, në fshatin Gostimicë, Përmet, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. I.

36-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme proceduriale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker