AktualitetPolitikë

Yuri Kim uron Ramën: Mandati i tretë historik, SHBA pret të punojë intensivisht me ju

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar kryeministrit Edi Rama për nisjen zyrtarisht të detyrës së qeverisë. Duke e cilësuar si historik mandatin e tretë diplomatja amerikane thekson se SHBA pret të punojë intensivisht ke kabinetin e ri, ndërsa vë theksin te forcimi i demokracisë.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik. SHBA pret të punojë intensivisht me forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Urime dhe suksese!” shkruan ambasadorja.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë u betuan sot tek Presidenti Ilir Meta. Ceremonia zgjati rreth 15 minuta, ndërsa menjëherë pasi dolën nga presidenca ata ikën në këmbë në Kryeministri ku u zhvillua dhe mbledhja e parë e qeverisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker