Aktualitet

Zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit: Caroline e mbyta me jastëk, pse e fsheha

Piloti 32-vjeçar Haralambos Harry Anagnostopulos, pranoi aktin e tij të tmerrshëm pas një dëshmie të gjatë, rraskapitëse ku e humbi durimin.

Në fund u dorëzua dhe pranoi atë që kishte bërë. Harry tha se para se ta vriste, pati një sherr me të shoqen 20 vjeçare Caroline Crouch.

“U zumë. Ajo ishte për të ikur, do ikte. Nuk durova dot. E mbyta me jastëk “, ka treguar piloti.

Kur u pyet pse nuk e tha deri më sot dhe luajti gjithë këtë teatër, ai u përgjigj se e bëri sepse kishte frikë për fatin e fëmijës së tij duke menduar se Lydia do të mbetej edhe pa baba.

Harry tregoi në deklarimin e tij se Caroline e kishte ndarë mendjen të ikte dhe të merrte me vete fëmijën e tyre. Kjo situatë pasoi sherrin e 10 majit dhe, siç tha ai, pas një sherri verbal intensiv dhe pa kuptuar as vetë se si, e sulmoi me një jastëk, duke i dhënë fund jetës së saj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker