Aktualitet

Zbulohet gjyqtari i Fatmir Mediut për “Gërdecin”

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu do të gjykohet për dosjen “Gërdeci” nga Erion Çela në Gjykatën e Posaçme. Dosja kaloi nga Gjykata e Lartë, që shpalli mos kompetencë në Gjykatën e Posaçme.

Në fillim të muajit qershor, Gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Tashmë që çështja u rihap Mediu do të gjykohet.

Rreth tre muaj më parë Mediu deklaroi se ai është gjykuar në lidhje me këtë ngjarje dhe ka qenë ai që ka dhënë dorëheqjen menjëherë nga posti për arsye morale duke ngritur akuza se maxhoranca po e përdor çështjen për të përbaltur figurën e tij.

Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të vitit 2008, rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker