Aktualitet

Zgjedhjet, Meta paralajmëron “të fortët”: Bëhuni gati, edhe pulat do t’ua sekuestrojmë

Presidenti Ilir Meta ka deklaraur se edhe 4 ditë, që Sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur pabesisht dhe poshtërsisht me zgjedhje si ato të Shijakut, të Dibrës, dhe me ato të paligjshme vendoe.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta tha se të gjithë qytetarët duhet të verifikojnë qendra se ku votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre.

Sipas Metës asgjë nuk e ndal ndryshimin për të përmbysur “Rilindjen” dhe vendosjen e shtetit të së drejtës ku theksoi se edhe pulat do t’ua sekuestrojnë.

Mesazhi në Facebook

Edhe 4 ditë, që Sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur pabesisht dhe poshtërsisht me zgjedhje si ato të Shijakut, të Dibrës, dhe me ato të paligjshme vendore.

Të gjithë qytetarët të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe me qetësi dhe vendosmëri të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje historike për vendin dhe kombin tonë për 100 vitet e ardhshme.

Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e “Rilindjes” dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe Llogaridhënien.

Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë.

Të gjithë ju “të fortë”, që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t’ua sekuestrojmë!

Kush prek votën e 25 Prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës!

Kush shet votën, shet nderin e familjes së tij dhe nuk e meriton të quhet njeri dhe kurrsesi shqiptar.

Përpara me qetësi e vendosmëri drejt qendrave të votimit, për Shqipërinë europiane, që ristarton fuqishëm më 25 Prill.

SHQIPËRIA DO TË JETË E SHQIPTARËVE PËRJETËSISHT!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker