Aktualitet

Zjarr “i papritur” shpërthen gjatë natës në një fabrikë në Tiranë, Policia në vendngjarje

Një fabrikë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Tiranë. Informacionin paraprak e jep Policia e Tiranës, e cila thotë se shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

“Më datë 31.08.2021, rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka rënë zjarr në ambientet e një fabrike, ku ka vetëm dëme materiale”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies të zjarrit si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker