Sport

Zyrtare, Erzeni afron ish-mbrojtësin e Shkupit

Erzeni po vijon punën për formimin e skuadrës, me të cilën do të përfaqësohet në Abissnet Superiore.

Së fundmi ekipit të Shijakut i është bashkuar ish-mbrojtësi i Shkupit Ardit Iljazi.

22-vjeçari do të luajë për herë të parë në Shqipëri, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Gostivarit dhe Shkupit.

Mbrojtësi u bashkua me skuadrën e Shkupit në 2019-ën, ndërsa luajti me ta deri këtë verë kur i përfundoi kontrata, kështu Iljazi vjen te Erzeni me parametra zero./ Super Sport

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker