Sport
Zyrtare: Nga Valencia në kategorinë e dytë sulmuesi gjen Vorën

Marius Zena është lojtari më i ri i Vorës në Kategorinë e Dytë. Sulmuesi 18 vjeçar pritet të tregojë cilësitë e tij, teksa verën e shkuar mori një ftesë për provë 2 javore në akademinë e Valencias në Spanjë.
18 vjeçar tanimë, Zena pritet të jetë pikë referimi për Vorën, që ka afruar disa lojtarë të rëndësishëm në Shqipëri. Me ambicien për t’u ringjitur në të Parën pas rrëzimit në sezonin që lamë pas, Vora po beson edhe te talenti i Zenës, që me Dinamon u shpall kampion i moshave U19.
I dalë nga moshat e Football Republic, Zena mbajti shiritin e kapitenit te Dinamo U-19, ndërsa sezonin e shkuar nuk mori shumë minuta në Superligë.
