Drejtpërdrejt
AktualitetAmbasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri mund të konfirmohet para pushimeve të Senatit·Rajoni – BotaMessi në prag të historisë: A do të jetë finalja e fundit me fanellën e Argjentinës?·AktualitetAtentat me armë zjarri në Sarandë, 50-vjeçari Thimjo Rubati qëllohet — autorët arratisen me motor·Rajoni – BotaKonflikti SHBA-Iran: A po hapet rruga drejt një lufte rajonale të gjerë?·Rajoni – BotaMoti i keq/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi e përmbytje shkatërruese·PolitikëLagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca·AktualitetKristian Prenga: 'Kam pritur gjithë jetën për këtë moment' — dueli me Joshua i afron·AktualitetJa çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin·AktualitetAmbasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri mund të konfirmohet para pushimeve të Senatit·Rajoni – BotaMessi në prag të historisë: A do të jetë finalja e fundit me fanellën e Argjentinës?·AktualitetAtentat me armë zjarri në Sarandë, 50-vjeçari Thimjo Rubati qëllohet — autorët arratisen me motor·Rajoni – BotaKonflikti SHBA-Iran: A po hapet rruga drejt një lufte rajonale të gjerë?·Rajoni – BotaMoti i keq/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi e përmbytje shkatërruese·PolitikëLagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca·AktualitetKristian Prenga: 'Kam pritur gjithë jetën për këtë moment' — dueli me Joshua i afron·AktualitetJa çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin·
Vora News
Ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri mund të konfirmohet para pushimeve të Senatit
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri mund të konfirmohet para pushimeve të Senatit

Nga Vora Admin25 Korrik 2026, 21:072 min lexim1
Ndaj

Burime pranë Senatit amerikan i thanë Albanian Post se pritet miratimi i një pakete emërimesh diplomatike përpara ndërprerjes së punimeve në muajin gushtMë shumë se shtatë javë pasi Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi kandidaturën e Eric Wendt për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, emërimi i tij duket se po hyn në fazën vendimtare.

Burime të njohura me procedurat në Senat i thanë Albanian Post se udhëheqja e Senatit pret të miratojë një paketë nominimesh diplomatike përpara se senatorët të largohen për periudhën tradicionale të punës në shtetet e tyre gjatë muajit gusht.

Megjithëse ende nuk është marrë një vendim nëse kandidatura e Wendt do të jetë pjesë e kësaj pakete, burimi konfirmoi se kjo mbetet një mundësi reale.Presim të bëjmë një paketë konfirmimesh gjatë këtij muaji, përpara se senatorët të largohen për periudhën e punës në shtetet e tyre gjatë gushtit. Mbetet për t’u konfirmuar nëse zoti Wendt do të jetë pjesë e kësaj pakete”, tha burimi për Albanian Post.

Sipas të njëjtit burim, Senati ndryshoi vitin e kaluar rregulloren për të lejuar shqyrtimin en bloc të disa nominimeve njëkohësisht, me synimin për të përshpejtuar konfirmimin e emërimeve presidenciale.Aktualisht nuk ka një datë të caktuar se kur kandidatura e Wendt do të hidhet në votim.

Megjithatë, Kalendari Ekzekutiv i Senatit, dokumenti zyrtar ku regjistrohen të gjitha kandidaturat presidenciale në pritje të konfirmimit, vijon ta rendisë Eric Wendt si kandidat për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë.Statusi i tij mbetet “reported”, që do të thotë se kandidatura është miratuar nga Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë dhe pret votimin në seancën plenare të Senatit.

Kjo është edhe arsyeja pse raportimet e publikuara në disa media shqiptare në mesin e muajit qershor, sipas të cilave Wendt ishte konfirmuar tashmë nga Senati me një votim 51 me 47, nuk përputhen me dokumentacionin zyrtar të Senatit.Nëse konfirmimi do të kishte ndodhur, kandidatura e tij nuk do të figuronte më në Kalendarin Ekzekutiv si një nominim në pritje.

Procesi i emërimit të Wendt nisi më 13 prill, kur Presidenti Donald Trump ia dërgoi zyrtarisht Senatit kandidaturën për postin e ambasadorit në Shqipëri.Më 20 maj ai dëshmoi përpara Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, ku paraqiti prioritetet e tij për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, duke theksuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, sigurinë kibernetike dhe nxitjen e investimeve amerikane.

Më 4 qershor, Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë e miratoi kandidaturën e tij me 19 vota pro dhe 3 kundër, duke ia përcjellë Senatit për shqyrtim përfundimtar. Sipas Kushtetutës amerikane, vetëm pasi Senati i plotë ta konfirmojë kandidaturën, Presidenti mund të nënshkruajë aktin e emërimit dhe ambasadori të bëjë betimin përpara se të marrë detyrën në vendin ku është caktuar.

Nëse Eric Wendt përfshihet në paketën e nominimeve që pritet të shqyrtohet përpara pushimeve të gushtit, Shqipëria mund të ketë shumë shpejt ambasadorin e ri amerikan në Tiranë. Deri atëherë, ai mbetet zyrtarisht kandidati i Presidentit Trump në pritje të votës së Senatit.

Ndaj