Lajmi i fundit
Rajoni – BotaShkarkimi i Isufajt mund të sfidohet në gjykatë, KPK-ja ende pa afat për konkurs të ri·AktualitetDokumentet biometrike: qeveria miraton rregulla të reja për shpërndarjen e letërnjoftimeve elektronike·Rajoni – BotaHoxha i përgjigjet Daçiqit: Retorika kërcënuese ndaj Kosovës nuk mund të injorohet·EkonomiaTregu i banesave, eksperti: Ndërtimi përqendrohet aty ku qarkullon kapitali, jo aty ku ka nevojë popullsia·Rajoni – BotaPolitikani gjerman Roth godet Daçiqin: "E mjera Serbi! Pretendimet ndaj Prizrenit çojnë drejt luftës"·Rajoni – BotaRusia planifikon atentate në Evropë ndaj drejtuesve të industrisë së mbrojtjes·AktualitetSulmi me TNT në Gjirokastër: eksplozivi dyshohet se është aktivizuar nga distanca·Rajoni – BotaPrishtina dënon paraqitjen e lirë të Radoičić në mitingun e Vuçić·Rajoni – BotaShkarkimi i Isufajt mund të sfidohet në gjykatë, KPK-ja ende pa afat për konkurs të ri·AktualitetDokumentet biometrike: qeveria miraton rregulla të reja për shpërndarjen e letërnjoftimeve elektronike·Rajoni – BotaHoxha i përgjigjet Daçiqit: Retorika kërcënuese ndaj Kosovës nuk mund të injorohet·EkonomiaTregu i banesave, eksperti: Ndërtimi përqendrohet aty ku qarkullon kapitali, jo aty ku ka nevojë popullsia·Rajoni – BotaPolitikani gjerman Roth godet Daçiqin: "E mjera Serbi! Pretendimet ndaj Prizrenit çojnë drejt luftës"·Rajoni – BotaRusia planifikon atentate në Evropë ndaj drejtuesve të industrisë së mbrojtjes·AktualitetSulmi me TNT në Gjirokastër: eksplozivi dyshohet se është aktivizuar nga distanca·Rajoni – BotaPrishtina dënon paraqitjen e lirë të Radoičić në mitingun e Vuçić·
Vora News
Kursi
USD81,30/82,20EUR91,30/92,00GBP107,70/108,70CHF97,90/98,90SEK7,27/7,93NOK7,09/7,77DKK10,53/11,51PLN20,21/20,94TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,30/57,30JPY0,51/0,54CNY11,57/12,31USD81,30/82,20EUR91,30/92,00GBP107,70/108,70CHF97,90/98,90SEK7,27/7,93NOK7,09/7,77DKK10,53/11,51PLN20,21/20,94TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,30/57,30JPY0,51/0,54CNY11,57/12,31
Blerjet online “fluturojnë”, 2 mijë subjekte në “radarin” fiskal të Drejtorisë së Tatimeve
Aktualitet

Blerjet online “fluturojnë”, 2 mijë subjekte në “radarin” fiskal të Drejtorisë së Tatimeve

Nga Redaksia Vora News18 Gusht 2026, 13:451 min lexim5
Ndaj

Shitjet online në Shqipëri janë rritur me më shumë se katër herë brenda pesë viteve, duke e kthyer tregtinë digjitale në një sektor me peshë në rritje, por edhe me rreziqe të konsiderueshme fiskale. Sipas planit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për tregtinë dhe shërbimet online, në vitin 2024 rreth 42.4% e individëve 16–74 vjeç kishin kryer blerje online, nga rreth 10% në vitin 2020.

Me zgjerimin e tregut, Tatimet kanë identifikuar 2,016 subjekte në fokus të planit, prej të cilave 1,537 janë biznese që tatohen mbi të ardhurat personale dhe 479 subjekte në skemën e tatimit mbi të ardhurat e korporatave. 68% e subjekteve ndodhen në DRT Tiranë, ndërsa 74% janë pa TVSH.

Për Tatimet, një nga shqetësimet kryesore është pagesa “cash nw momentin e dorëzimit tw mallit”, kur porosia bëhet online. Sipas planit, kjo krijon mundësi për fshehjen e qarkullimit dhe shmangien e detyrimeve tatimore.

Tatimet kanë identifikuar pesë rreziqe kryesore: shitësit online pa NIPT, nën-deklarimin e xhiros, punonjësit e padeklaruar, mosdeklarimin e plotë të pagave dhe shmangien e TVSH-së.

Plani parashikon një qasje të shkallëzuar, nga ndërgjegjësimi dhe njoftimet digjitale, te thirrjet telefonike, kontrollet dhe hetimet. Ndërkohë, Tatimet kanë dërguar 278 kërkesa zyrtare për formalizimin e ofruesve jorezidentë të shërbimeve elektronike.

Ndaj