Lajmi i fundit
Vora NewsShijak : Falë mbështetjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama, investimet në Shijak po kthejnë në realitet kërkesat e komunitetit·AktualitetOperacioni “Risia” në Tiranë: Sekuestrohen 12 kg kanabis xhelatinoz dhe kokainë, një i arrestuar·PolitikëMarshim protestues në Tiranë kërkon largimin e kryeministrit Rama·Rajoni – BotaKuvendi i Kosovës miraton tri marrëveshje ndërkombëtare thelbësore·EkonomiaBanorët e Ballkanit Perëndimor ndihen më të sigurt, por shqetësimi për koston e jetesës mbetet thelbësor·Rajoni – BotaKosovës i mbaron durimi: Ndalohet tregtia e energjisë me Serbinë pas bllokimit të linjave·Aktualitet“Nuk është 10 miliardë euro, por 5.5”, Berisha vijon akuzat për buxhetin: Pensionistët marrin vetëm 1 përqind të GDP-së·Rajoni – BotaTrump takohet me Xi dhe Putin: "Po zgjedhim një kurs tjetër" në politikën e jashtme·Vora NewsShijak : Falë mbështetjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama, investimet në Shijak po kthejnë në realitet kërkesat e komunitetit·AktualitetOperacioni “Risia” në Tiranë: Sekuestrohen 12 kg kanabis xhelatinoz dhe kokainë, një i arrestuar·PolitikëMarshim protestues në Tiranë kërkon largimin e kryeministrit Rama·Rajoni – BotaKuvendi i Kosovës miraton tri marrëveshje ndërkombëtare thelbësore·EkonomiaBanorët e Ballkanit Perëndimor ndihen më të sigurt, por shqetësimi për koston e jetesës mbetet thelbësor·Rajoni – BotaKosovës i mbaron durimi: Ndalohet tregtia e energjisë me Serbinë pas bllokimit të linjave·Aktualitet“Nuk është 10 miliardë euro, por 5.5”, Berisha vijon akuzat për buxhetin: Pensionistët marrin vetëm 1 përqind të GDP-së·Rajoni – BotaTrump takohet me Xi dhe Putin: "Po zgjedhim një kurs tjetër" në politikën e jashtme·
Vora News
Kursi
USD81,50/82,70EUR89,80/90,40GBP107,20/108,20CHF96,60/97,60SEK6,93/7,61NOK6,90/7,59DKK10,17/11,26PLN19,76/20,47TRY1,60/1,70RSD0,73/0,76MKD1,44/1,49CAD56,90/58,00AUD54,40/55,50JPY0,51/0,54CNY11,66/12,39USD81,50/82,70EUR89,80/90,40GBP107,20/108,20CHF96,60/97,60SEK6,93/7,61NOK6,90/7,59DKK10,17/11,26PLN19,76/20,47TRY1,60/1,70RSD0,73/0,76MKD1,44/1,49CAD56,90/58,00AUD54,40/55,50JPY0,51/0,54CNY11,66/12,39
Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!
Aktualitet

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

Nga Ardit Lukaj30 Shtator 2026, 13:321 min lexim4
Ndaj

Pas 49 milionë eurove në maj, Shqipëria do të marrë 213.6 milionë të tjera në dhjetor në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Pas një kërkese për informacion, Komisioni Europian bën me dije për A2 CNN se nëse Shqipëria do të vijojë “rrugën e mbarë të reformave” në qershor dhe dhjetor 2027 do të marrë mbi 251 milionë euro të tjera. (Në total vendi pritet të marrë, 922.1 milionë euro).

“Shuma totale e disbursuar arrin në 212.8 milionë euro, më e larta në Ballkanin Perëndimor. Nga disbursimi i dytë, 49 milionë euro 22.8 milionë euro shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit dhe 26.2 milionë euro përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për investime”, shprehet Komisioni Europian.

Shqipëria lë pas Serbinë me 167.5 milionë euro të disbursuara, Maqedoninë e Veriut me 142.1 milionë euro. Mali i Zi ka arritur të marrë 91.2 milionë euro, ndërsa Bosnje-Hercegovina nuk ka disbursuar ende asnjë këst. Por Shqipëria dhe vendet e tjera të Rajinit duhet të vijojë reformat.

“U bëjmë thirrje partnerëve tanë të intensifikojnë përpjekjet, në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë përpara periudhave të ardhshme të raportimit. Nëse afati i qershorit 2026 nuk respektohet, të gjithë partnerët, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, rrezikojnë të humbasin së bashku mbi 333 milionë euro. Për Bosnjë-Hercegovinën, afati i shtyrë përfundon në dhjetor”, vijon qëndrimi i Komisionit Europian.

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe shqiptarët duhet fillimisht të integrohen ekonomikisht. Në këtë drejtim, është Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor që pritet t’i japë “një dorë” vendit. Pjesa më e madhe e parave shkojnë për “sundimin e ligjit, ndjekur nga mbështetja e bizneseve, kapitali njerëzor, digjitalizimi dhe energjia.

Ndaj