Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçare, e cila punonte si edukatore në një kopsht privat.Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet B. H. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku ajo ushtronte detyrën. Materialet procedurale për rastin i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin B. O., 32 vjeç, pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka tentuar të godasë me automjet shtetasin L. H., të cilin më pas e ka goditur me një send të fortë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit R. S., 20 vjeç dhe B. R., 34 vjeç, pasi 20-vjeçari, gjatë një konflikti me kushëririn e tij, B. R., dyshohet se tentoi ta godiste me një armë artizanale në dukje luftarake, ndërsa 34-vjeçari paraprakisht ishte konfliktuar dhe kishte kanosur nënën e 20-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë
Lexo gjithashtu

Politikë
Kushtetuesja rrëzon Salianjin: Dënimi me 1 vit burg mbetet në fuqi
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ervin Salianjit për shfuqizimin e dënimit me 1 vit burg, duke vlerësuar se gjykatat e zakonshme vepruan brenda normave ligjore.
2 min

Vora News
VORË “PRANIA BESNIKE”, PS vijon takimet e përjavshme me qytetarët Blerim Shera përcjell mesazhin e nismës: “Prania Besnike të dëgjon dhe BESA të thotë: Më kontrollo!”
Vorë, 9 tetor 2026 – Partia Socialiste ka vijuar këtë të premte, prej orës 17:00, nismën kombëtare “Prania Besnike”, një iniciativë që synon forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë mes…
1 min

Aktualitet
Rama: Shqipëria mbyll kapitullin e parë të negociatave me BE-në
Kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e Kapitullit 20 të negociatave të anëtarësimit në BE, duke e cilësuar si hap kyç për investime dhe punësim.
2 min