Drejtpërdrejt
AktualitetDemirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë·Rajoni – BotaSeanca konstituive më 6 gusht — Cakolli paralajmëron: Kosova mund të mbetet pa Kuvend dhe pa President·Rajoni – BotaHaxhiu: LVV i ka numrat për Kuvend dhe Qeveri, partitë të gjejnë zgjidhje për presidentin·Rajoni – BotaHaxhiu sfidон ndërkombëtarët: Kush do lejonte gjyqtarë që i binden një shteti tjetër?·AktualitetEkzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi·AktualitetVrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, zbardhet krimi në Roskovec, autori mori peng ish-partneren, Buzi: Më kanë marrë lekët·AktualitetEgnatia barazon 3-3 me Celjen, kualifikimi në Champions League mbetet i hapur·AktualitetRrufeja godet një tufë bagëtish në Pogradec, ngordhin 10 dele e dhi dhe plagosen 17 të tjera·AktualitetDemirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë·Rajoni – BotaSeanca konstituive më 6 gusht — Cakolli paralajmëron: Kosova mund të mbetet pa Kuvend dhe pa President·Rajoni – BotaHaxhiu: LVV i ka numrat për Kuvend dhe Qeveri, partitë të gjejnë zgjidhje për presidentin·Rajoni – BotaHaxhiu sfidон ndërkombëtarët: Kush do lejonte gjyqtarë që i binden një shteti tjetër?·AktualitetEkzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi·AktualitetVrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, zbardhet krimi në Roskovec, autori mori peng ish-partneren, Buzi: Më kanë marrë lekët·AktualitetEgnatia barazon 3-3 me Celjen, kualifikimi në Champions League mbetet i hapur·AktualitetRrufeja godet një tufë bagëtish në Pogradec, ngordhin 10 dele e dhi dhe plagosen 17 të tjera·
Vora News
Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për Ols Dadon, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer
Aktualitet

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për Ols Dadon, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer

Nga Redaksia Vora News24 Korrik 2026, 12:396 min lexim1
Ndaj

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për Ols Dadon, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyerGjykata Adminsitrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror.

Në vendim, gjykata u shpreh se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim.

Gjykata refuzoi gjithashtu edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi.

“Dihej, por shyqyr e mori vesh mileti”, mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku pas shqiptimit të vendimit.

“E pritshme!”, ishte reagimi më i parë i avokatit Plarent Ndreca pas shpalljes së vendimit.

“Ishte test për sistemin sesa ka aftësinë për të vetëkorrigjuar problematikat që ka. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme. Ai nuk ka thënë që jam prokuror i emëruar në mënyrë të ligjshme. Sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar. Nuk ka problem më të rëndë sesa emërimi i një prokurori që ushtron funksionin në mënyrë të paligjshme. Është një e vërtetë që do e ndjekim deri në fund. Kjo lidhet me sistemin e drejtësisë dhe aftësinë e tij që të tregojë vetveten. U tregua korporatizmi gjyqësor”, tha Ndreca për mediat.

Në vijim, avokati tha se çështja do të ndiqet në Apel.

“Do të shkojmë në Apel me të pasur vendimin e zbardhur nga gjykata. Do e fitojmë këtë çështje”, tha Ndreca.

Në gjyq, Veliaj tha se Dado veshi uniformën e shtetit dhe e rrëmbeu. Ai kërkon që gjykata të kthejë besimin te drejtësia duke e cilësuar si peshë të institucionit.

Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri një palë po i shtohet interesi publik ndërkohë të paditurve të tjerë po i largohen. Ka dy arsye: ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë ose KLP ka kuptuar që Ols Dado nuk është prokuror. Vendimet e gjykatës Kushtetuese konfirmuan se mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Në rastin tim dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer. Besoj se pesha e kësaj gjykate është të kthejë besimin te drejtësia. Nëse dikush do vishet si polic apo prokuror dhe do bëhet pjesë e këtij teatri merr në qafë një qytet të tërë. Pra kërkoj të pranohet kërkesa e shoqatës.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës, çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një nga objektivat kryesore të veprimtarisë së kësaj shoqate. Shoqata zbuloi se prokurori Dado ka qenë pjesë e hetimit për vrasjet në bulevard, para kryeministrisë së udhëhequr nga Sali Berisha në 2011-ën. Sipas tyre, mënyra si është hetuar 21 janari, me përfshirjen edhe të Dados, lidhet drejtpërdrejt me kriteret dhe rrethanat e emërimit të tij si prokuror në shkelje të ligjit.

Avokati i Ols Dados: Kemi një akt administrativ individual, provat që u dorëzuan nga avokati i shoqatës janë fletëhirrje që Gjykata Administrative e ka njoftuar për çështjen e cila ndodhej në fazën parapake. Në kërkojmë që të rrëzohet kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore.

Gjykata: Këto kërkesa janë të fazës përgatitore dhe në fund gjykata do të shprehet për çdo kërkesë ose do vendosë që ta kalojë çështjen për gjykim.

Ndërkohë një ngjarje e çuditshme ndodhi në sallë pasi është paraqitur një zonjë e cila është ka bërë kërkesa që të vijë në sallë si përfaqësuese e Veliajt. Rezulton që zonja nuk ka as licencë avokatie. Asnjëra nga palët nuk e njeh zonjën. Gjykata theksoi që do të referojë çështjen në organet kompetente.

Veliaj: Kemi dy elementë kryesorë, KLP nuk vjen dhe po ashtu gënjen. Kemi dhe rastin e ILD-së. Ku e adresoj unë faktin qe prokurori është ndërtues në bashkinë e Tiranës kur ai thotë që kafazi është si hotel me 5 yje ku duhet ta adresoj unë këtë shqetësim.

Gjykata: ILD merr vendime dhe masa për magjistratët që kryejnë shkelje të ligjit gjatë kohës që ushtrojnë detyrën. Vendimet e konfliktet e interesit që ti ke pasur me prokurorin, godet veprimtarinë e tij në ILD. Nëse nga ILD nuk keni vendim duhet ta godisni vendimin e tyre në Këshill nëse nuk jeni dakord me vendimin e Këshillit, vendimarrja goditet në Gjykatën Administrative të Apelit.

Ndreca: Ne kërkojmë që ju si gjykatë t’i drejtoheni KLP me kërkesë për vendimin.

Gjykata rrëzoi kërkesën për t’iu drejtuar KLP për pjesën e urdhrit për të marrë vendim.

Gjykata thekson se ka një kërkesë për ndërhyrje kryesore në gjykim edhe nga Tom Deda, ish-prokuror. Seanca u ndërpre për 20 minuta për të shqyrtuar kërkesën dhe në rinisje, është i pranishëm edhe vetë ish-prokurori. Në pretendimet e tij, Deda thotë se emërimi i Dados përkon me shkarkimin e tij, duke u shprehur “jam hequr unë që i është hapur vendi Ols Dados”, teksa më pas thotë se ai po ekspozon “skemën e kundraligjshme të emërimit e shkarkimit të prokurorëve.”

Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim duhej të hapej një vend dhe të emrohej dikush tjetër. Ata duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dado. Por përkon periudha kohore.

Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtpërdrejtë?

Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nisur në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizatë kriminale së bashku me Ina Ramën.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi që të legjitimohet kërkesa e ish-prokurorit Deda pasi sipas tij, ka shqetësim real për “rrëmbimin” e kryebashkiakut të Tiranës. Avokati i Dados thotë se emërimi është bërë një vit përpara shkarkimit të Dedës, ndaj kërkon rrëzimin.

Kryetari i Tiranës shprehet se Dado sillet si bandit dhe nuk e ka mbaruar Magjistraturën.

Veliaj: Për çdo qytetar të bashkisë së Tiranës që është shqetësuar për rrëmbimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Po ashtu duhet të legjitimohet pasi ky shtetas thekson se Ols Dado është paguar për të rrëmbyer Erion Veliajn. Pasi ai thekson se ai u paguaka dhe ka shtëpi në Pogradec dhe ka biznes imobiliar që jep e shet prona. Si kryetar i bashkisë unë kërkoj që të legjitimohet.

Gjykata pyet Tom Dedën nëse ke bërë kallëzim për këtë fakt.

Deda: Në kohën e Ina Ramës ajo prokurori ka funkionuar vetëm me lekë, në atë kohe e dinë të gjithë që Bamir Topi dhe Ina Rama i bënin emërimet me lekë. Këta njerëz janë në punë dhe janë kamikazë të frikshëm. Gjykata e Lartë e dha vendimin në 2011 dhe ajo gjente justifikime se nuk kam vend në organikë. Ajo duhet të hiqte dikë për të marrë një tjetër në pune. Unë të dhënat i kam marrë nga shtypi për Ols Dadon dhe jam duke bërë një kallëzim prej 40 faqesh.

Avokati Erarb Almadhi: Akti i emërimit të Ols Dados është një vit përpara se të shkarkohej pala kërkuese. Një vit pas emërimi të Ols Dados është shkarkuar zotëria. Të mos pranohet padia dhe të orientojë palët për padi të reja.

Presidenca: Subjekti nuk ka asnjë lloj interesi për të marrë pjesë në këtë gjykim.

Ndreca: Ne u qëndrojmë argumentave dhe padia i ka plotësuar kërkesat formale për t’u legjitimuar.

Veliaj: Nëse Dado do kishte sjellë dëftesat e Magjistraturës, do e kishim mbaruar këtë histori. Ai nuk ka mbaruar magjistraturën dhe ai nuk duhet të jetë prokuror. Ai ka veshur kostumin e prokurorit dhe sillet si bandit që rrëmben qytetarët.

Mbrojtja e Dados: Nuk ka asnjë fakt, s’ka asnjë pasojë, Veliaj nëse ka pretendime për prokurorin, t’i paraqesë në GJKKO, nëse do të legjitimohej kërkesa e Veliajt atëherë do të kthehej në precedent për rastet e tjera dhe do rrëzoheshin institucionet dhe do çonte në anarki në institucione.

Galeria

Ndaj

Lexo gjithashtu

Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë
Aktualitet

Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

Mbi 17 mijë aplikime ka pasur nga qytetarët për të rivlerësuar pronën e tyre me tatim të reduktuar 5 përqind. Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu tha se më shumë interes ka nga qytetarët në Tiranë dhe vendet bregdetare. Sipas tij, periudha e verës ka pasur edhe një interes të shtuar për rivlerësimin e pronave. “Interesi ka qenë goxha i lartë. Dy muajt e para ishin të ngarkuara, tani ka rënë ritmi. Shikojmë tani pjesën e verës, të qershorit dhe korrikut që rikthehen emigrantët dhe ka interes akoma më të shtuar. Pjesa më e madhe është kryeqyteti, Tirana, pastaj është pjesa e bregdetit. Durrësi, Vlora dhe Saranda. Interesi është nga ana e qytetarëve. Ata janë përfituesit kryesorë, kanë blerë një apartament me vlerë goxha të ulët dhe sot vlera e tyre është shumëfishuar. Prandaj ata kanë interes që të përfitojnë nga ky 5 përqind. Kushdo që ka një pronë për të shitur, do duhet ta bëjë, sepse po flasim për prona para shumë vitesh, që kanë qenë me vlera të regjistruara goxha minimale, në krahasim me tregun e sotëm”, theksoi ai.

1 min
Foto nga vend ngjarja
Aktualitet

Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi

Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit BuziPasi kreu krimin e rëndë në banesën e familjes së ish-të fejuarës, 35-vjeçari mori me forcë të renë dhe u largua nga vendngjarja me një automjet. Ekipet e policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë e lokalizuan mjetin e autorit dhe rrethuan zonën, duke nisur negociatat që zgjodhën plot katër orë për dorëzimin e tij të sigurt.Pavarësisht përpjekjeve të efektivëve për ta bindur që të dorëzohej, 35-vjeçari ka qëlluar veten brenda në makinë. Ekipet mjekësore dhe autoambulanca ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por autori nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Nga sulmi i armatosur i 35-vjeçarit në banesën e ish-të fejuarës mbeti i vrarë në vend 55-vjeçari Arben Plaka, ish-vjehrri i autorit, ndërsa ish-vjehrra e tij mbeti e plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.Pas ngjarjes, Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar, duke konfirmuar vetëvrasjen dhe e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë, që tronditi vendin ditën e sotme. “Roskovec, Fier/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju informojmë se: Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale”, shkruan Policia.

2 min
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, zbardhet krimi në Roskovec, autori mori peng ish-partneren, Buzi: Më kanë marrë lekët
Aktualitet

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, zbardhet krimi në Roskovec, autori mori peng ish-partneren, Buzi: Më kanë marrë lekët

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, zbardhet krimi në Roskovec, autori mori peng ish-partneren, Buzi: Më kanë marrë lekëtNjë ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhishtë të Bashkisë Roskovec.Një 35-vjeçar, i njohur në fshat me emrin Nertil Buzi, shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij, ku qëlloi me armë zjarri ndaj familjarëve të saj. Si pasojë mbeti i vrarë ish-vjehrri i tij, 55-vjeçari Arben Plaka, ndërsa ish-vjehrra mbeti e plagosur. Pas ngjarjes, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, e reja kishte qenë prej kohësh objekt i kërcënimeve nga 35-vjeçari. Ajo vazhdonte studimet për mjekësi në Tiranë, ku, sipas burimeve, autori kishte shkuar disa herë për ta kërcënuar. Për këto episode ai ishte shoqëruar dhe arrestuar më parë nga policia, por konflikti mes tyre kishte vijuar.Ngjarja kulmoi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur 35-vjeçari hyri në banesën e familjes Plaka, ekzekutoi me armë zjarri Arben Plaka, plagosi bashkëshorten e tij dhe më pas mori peng ish-të fejuarën, duke u larguar nga zona.

1 min