Lajmi i fundit
Vora News
Kursi
USD81,10/82,10EUR91,60/92,40GBP107,30/108,30CHF97,80/99,00SEK7,14/8,00NOK6,87/8,00DKK10,31/11,30PLN20,25/20,98TRY1,63/1,74RSD0,76/0,79MKD1,48/1,53CAD57,00/58,00AUD56,00/57,10JPY0,51/0,54CNY11,54/12,27USD81,10/82,10EUR91,60/92,40GBP107,30/108,30CHF97,80/99,00SEK7,14/8,00NOK6,87/8,00DKK10,31/11,30PLN20,25/20,98TRY1,63/1,74RSD0,76/0,79MKD1,48/1,53CAD57,00/58,00AUD56,00/57,10JPY0,51/0,54CNY11,54/12,27
I armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa
Aktualitet

I armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa

Nga Redaksia 17 Gusht 2026, 09:091 min lexim36
Ndaj

KRUJË- Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i Policisë së Shtetit dhe forcave RENEA për kapjen e Ylli Zallës, i cili ishte shpallur në kërkim prej vitit 2025.

Ai u vu në pranga në orët e parë të mëngjesit të kësaj të hënë në Krujë. Lajmin e konfirmoi vetë ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili përgëzoi realizmin me sukses të operacionit për kapjen e Zallës.

Burime konfirmojnë se në momentin e arrestimit, Ylli Zalla ishte i armatosur me kallashnikov me tre krehëra fishekë.

Ai qëndronte i fshehur në një zonë të pyllëzuar, pranë banesës së tij në fshatin Zallë.

Zona ku fshihej Zalla u mbajt prej ditësh ne vëzhgim me dron të teknologjisë se larte ‘Bayraktar’ nga Forcat Operacionale të drejtorisë së Policisë Tiranës.

Zalla fshihej rreth 500 metra larg nga shtëpia e tij, ku mbrëmjen e se shtunës u vendos një sasi tritoli.

Ndaj