Lajmi i fundit
EkonomiaJetesa në Tiranë: Sa kushton të jesh i ri dhe të jetosh vetëm·AktualitetPërplasje mes protestuesve dhe Policisë në Shqipëri·Vora NewsTensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, polici hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve·Rajoni – BotaNATO ridizenjohet kundër kërcënimit rus: pesë çështjet kyçe deri në 2029·AktualitetRamadani akuzon Qeverinë e Kosovës: 30 milionë euro për bujqit "u avulluan" pa gjurmë·Rajoni – BotaKëshilli i Sigurimit i OKB-së mbledhet sot për situatën në Kosovë·Rajoni – BotaZelensky akuzon Uashingtonin për vonesë raketash — katër të vrarë nga sulmet ruse·Vora NewsProtestat, Rama porosi drejtorëve të gjimnazeve: Mbani ditarë të detajuar për ngjarjet, të reflektojmë për programet shkollore·EkonomiaJetesa në Tiranë: Sa kushton të jesh i ri dhe të jetosh vetëm·AktualitetPërplasje mes protestuesve dhe Policisë në Shqipëri·Vora NewsTensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, polici hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve·Rajoni – BotaNATO ridizenjohet kundër kërcënimit rus: pesë çështjet kyçe deri në 2029·AktualitetRamadani akuzon Qeverinë e Kosovës: 30 milionë euro për bujqit "u avulluan" pa gjurmë·Rajoni – BotaKëshilli i Sigurimit i OKB-së mbledhet sot për situatën në Kosovë·Rajoni – BotaZelensky akuzon Uashingtonin për vonesë raketash — katër të vrarë nga sulmet ruse·Vora NewsProtestat, Rama porosi drejtorëve të gjimnazeve: Mbani ditarë të detajuar për ngjarjet, të reflektojmë për programet shkollore·
Vora News
Kursi
USD80,30/81,30EUR90,30/91,20GBP107,20/108,30CHF97,30/98,30SEK7,25/7,91NOK7,10/7,80DKK10,40/11,38PLN20,09/20,81TRY1,61/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,10/58,10AUD55,70/56,70JPY0,5/0,53CNY11,46/12,19USD80,30/81,30EUR90,30/91,20GBP107,20/108,30CHF97,30/98,30SEK7,25/7,91NOK7,10/7,80DKK10,40/11,38PLN20,09/20,81TRY1,61/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,10/58,10AUD55,70/56,70JPY0,5/0,53CNY11,46/12,19
Jetesa në Tiranë: Sa kushton të jesh i ri dhe të jetosh vetëm
Ekonomia

Jetesa në Tiranë: Sa kushton të jesh i ri dhe të jetosh vetëm

Qiratë, ushqimet dhe faturat kanë trefishuar buxhetin mujor të të rinjve në kryeqytet

Nga Redaksia Vora News20 Tetor 2026, 14:312 min lexim6
Ndaj

Të jetosh vetëm në Tiranë ka kthyer në sfidë të vërtetë financiare për brezin e ri. Shpenzimet mujore të një të riu që paguan qira, mbulon faturat dhe ka një jetë sociale modeste variojnë nga 76 mijë deri në 120 mijë lekë — një shifër që disa vite më parë llogaritej diku nga 350 deri në 450 euro. Shtrenjtimi ka prekur pothuajse çdo zë të buxhetit: strehimin, ushqimin, faturat dhe argëtimin.

Situata është veçanërisht e vështirë për studentët, të cilët shpesh punojnë me orar të kufizuar dhe marrin paga midis 35 dhe 55 mijë lekëve në muaj — shifër që mbetet shumë poshtë nevojave reale të jetesës në kryeqytet. Kjo i detyron shumë të rinj të qëndrojnë më gjatë në familje ose të ndajnë apartamentin me të tjerë.

Qiraja, barrë kryesore e buxhetit mujor

Shpenzimi më i rëndë mbetet qiraja. Një apartament 1+1 në zonat jo qendrore të Tiranës, që para pandemisë merrej me 200–300 euro në muaj, sot kushton 350–500 euro, ndërsa në lagjet pranë universiteteve dhe qendrave të punës shkon mbi 600 euro. Sipas të dhënave nga tregu imobiliar, qiraja mesatare mujore në kryeqytet gjatë gjysmës së parë të vitit 2026 arriti në 590 euro, nga 565 euro që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Për apartamente me sipërfaqe më të madhe, kostoja mesatare e qirasë shkon deri në 954 euro. Krahasuar me një dekadë më parë, qiratë janë rritur me 40–70%, duke u kthyer në faktorin kryesor të rëndesimit të jetesës. Shumë të rinj zgjidhin ndarjen e apartamentit me persona të tjerë, duke ulur koston individuale të strehimit në 175–250 euro.

Pas qirasë, ushqimet janë zëri i dytë i rëndësishëm. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, indeksi i çmimeve të ushqimeve u rrit me 57 pikë përqindje gjatë periudhës 2015–2025, krahasuar me 29 pikë përqindje rritje e indeksit të përgjithshëm të çmimeve. Zarzavetet dhe patatet shënuan rritjen më të lartë — 148 pikë përqindje — ndërkohë që frutat u shtrenjtuan me 92%, bulmeti dhe vezët me 64%. Një person që gatuan në shtëpi shpenzon mesatarisht 18–25 mijë lekë në muaj për ushqim.

Faturat, jeta sociale dhe studimet rëndojnë mbi buxhetin

Shpenzimet për shërbimet bazë të banesës — energji elektrike, ujë, internet dhe telefon — arrijnë në total 5,300–8,500 lekë në muaj. Fatura e energjisë varion nga 2,500 deri në 4,000 lekë, ndërsa interneti kushton rreth 1,500–2,000 lekë. Edhe jeta sociale ka çmimin e vet: vetëm kafeja, daljet në restorante dhe aktivitetet kulturore mund t'i kushtojnë të riut 6,500–12,500 lekë në muaj. Një kafe, që para pandemisë paguhej 70–90 lekë, sot kushton 100–150 lekë; sufllaqja ka shkuar nga 150 në 250–300 lekë.

Për studentët vjen edhe barra akademike. Tarifat vjetore të shkollimit në universitetet publike për nivelin Bachelor lëvizin nga 20 deri në 45 mijë lekë, ndërsa programet Master arrijnë deri në 160 mijë lekë për të gjithë ciklin. Librat, materialet dhe kancelaria shtojnë mbi buxhet edhe 23–66 mijë lekë në vit.

Tabloja e plotë tregon një realitet të ashpër: pagat e të rinjve dhe studentëve nuk janë rritur me të njëjtin ritëm me çmimet, duke krijuar një hendek gjithnjë e më të madh midis të ardhurave dhe nevojave reale. Nëse tendenca vazhdon, Tirana rrezikon të mbetet qytet i pakapshëm financiarisht për brezin që po e ndërton të ardhmen e tij aty.

BurimiMonitor

Ndaj