Lajmi i fundit
Rajoni – BotaRadoiçiq lirshëm në tubimet e SNS-it, Banjska ende pa drejtësi·AktualitetLlalla kërkon pushimin e dënimit: Pretendon se ka kaluar afati i parashkrimit·Rajoni – BotaAktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë: data e shpalljes është 17 nëntori·EkonomiaKosova investon dyfish më shumë në Shqipëri — diferenca kalon 27 milionë euro·AktualitetAksident në Lushnje/ Makina përplas motoçikletën, dërgohet në spital drejtuesi motomjetit·AktualitetRama paralajmëron gjoba për spekulim çmimesh në pikat e shitjes me pakicë·Rajoni – BotaMinistri izraelit falënderon Shqipërinë: "Miqësia jonë është farkëtuar në histori"·AktualitetTre të arrestuar për planifikim atentati dalin para gjykatës në Lezhë·Rajoni – BotaRadoiçiq lirshëm në tubimet e SNS-it, Banjska ende pa drejtësi·AktualitetLlalla kërkon pushimin e dënimit: Pretendon se ka kaluar afati i parashkrimit·Rajoni – BotaAktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë: data e shpalljes është 17 nëntori·EkonomiaKosova investon dyfish më shumë në Shqipëri — diferenca kalon 27 milionë euro·AktualitetAksident në Lushnje/ Makina përplas motoçikletën, dërgohet në spital drejtuesi motomjetit·AktualitetRama paralajmëron gjoba për spekulim çmimesh në pikat e shitjes me pakicë·Rajoni – BotaMinistri izraelit falënderon Shqipërinë: "Miqësia jonë është farkëtuar në histori"·AktualitetTre të arrestuar për planifikim atentati dalin para gjykatës në Lezhë·
Vora News
Kursi
USD81,40/82,40EUR91,20/92,00GBP107,70/108,70CHF97,60/98,60SEK7,26/7,91NOK7,09/7,77DKK10,51/11,49PLN20,19/20,92TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,20/57,20JPY0,51/0,54CNY11,60/12,33USD81,40/82,40EUR91,20/92,00GBP107,70/108,70CHF97,60/98,60SEK7,26/7,91NOK7,09/7,77DKK10,51/11,49PLN20,19/20,92TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,20/57,20JPY0,51/0,54CNY11,60/12,33
“Kryeministri e la bisedën e hapur”, Gorrea i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën
Aktualitet

“Kryeministri e la bisedën e hapur”, Gorrea i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën

Nga S-SH14 Gusht 2026, 16:381 min lexim8
Ndaj

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me qëndrimin e tij në takimin e zhvilluar në Kuç me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua Reforma Territoriale.Gorrea tha se takimi ishte i mbyllur, ndërsa theksoi se qëndrimi i tij për ruajtjen e Bashkisë Divjakë nuk ka ndryshuar. “Ishte një takim i mbyllur. U diskutua gjatë e gjerë si grupim politik, që unë e quaj një hap të madh përpara. Shprehëm secili mendimin e tij. Kryeministri i vendit e la të hapur bisedën. Secili të shprehë mendimin e tij të pastër. Disa kryetarë të emocionuar e të nxituar ja ndërprisnin fjalën, sikur ka ndodhur dhe këtu te ne.Po flas me pastërti çfarë ka ndodhur. Edhe në atë takim, nuk kisha detyrim të shprehem për të tjerët, por për veten time. Qëndrimi im ka qenë i pastër. Nuk ka ndryshuar në asnjë moment nga ajo që kam deklaruar. Edhe në atë takim e mbrojta fort idenë që pse bashkia duhet të qëndrojë. E para te Komisioni i Maznikut ka disa mospërputhje. Kapa disa gabime që do iu a bëj me dije edhe ju. E dyta bëra një krahasim Lushnje-Divjakë. Ndoshta Komisioni në atë citat, i referohet faktit që ne bëmë një mbledhje që kemi qenë të pranishëm. Në atë takim, përsëri, ju ndoshta e keni parë edhe në media, përfaqësues të lartë të PS u shprehën qartë që nuk do ketë ndryshime në qarkun Fier. Mbrojta fort faktin që kam qenë jo i informuar. Radhita atë që thashë më sipër”, tha ndër të tjera Gorrea.

Ndaj