Lajmi i fundit
Rajoni – BotaShqipëria thekson rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në NATO·OpinionShijak : Elton Arbana dhe lidhja e tij me Shijakun, përtej detyrës dhe politikës.·PolitikëShqipëria thellon bisedimet me BE-në, fokusi te përmbyllja e negociatave dhe Plani i Rritjes·Rajoni – BotaÇitaku: Përgjigje konkrete ndaj vendimit të Speciales, me veprime politike, juridike e diplomatike·EkonomiaBanka e Shqipërisë vendos tavan për komisionet e pagesave me kartë, pritet ulje për tregtarët·AktualitetRama nderohet në Bruksel me çmimin europian Lord Jakobovits, vlerësohet për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar·Rajoni – BotaProkurorja West paralajmëron: Ata që ndërhyjnë tek dëshmitarët do të mbajnë përgjegjësi·AktualitetAkuzat për pengim të drejtësisë, Thaçi dënohet me 17 muaj burg! Gjykatësi: Organizoi tri grupe për të ndërhyrë tek dëshmitarët·Rajoni – BotaShqipëria thekson rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në NATO·OpinionShijak : Elton Arbana dhe lidhja e tij me Shijakun, përtej detyrës dhe politikës.·PolitikëShqipëria thellon bisedimet me BE-në, fokusi te përmbyllja e negociatave dhe Plani i Rritjes·Rajoni – BotaÇitaku: Përgjigje konkrete ndaj vendimit të Speciales, me veprime politike, juridike e diplomatike·EkonomiaBanka e Shqipërisë vendos tavan për komisionet e pagesave me kartë, pritet ulje për tregtarët·AktualitetRama nderohet në Bruksel me çmimin europian Lord Jakobovits, vlerësohet për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar·Rajoni – BotaProkurorja West paralajmëron: Ata që ndërhyjnë tek dëshmitarët do të mbajnë përgjegjësi·AktualitetAkuzat për pengim të drejtësisë, Thaçi dënohet me 17 muaj burg! Gjykatësi: Organizoi tri grupe për të ndërhyrë tek dëshmitarët·
Vora News
Kursi
USD81,70/82,90EUR90,10/90,90GBP107,90/108,90CHF97,20/98,20SEK7,00/7,68NOK6,98/7,68DKK10,20/11,30PLN19,90/20,60TRY1,60/1,70RSD0,74/0,77MKD1,45/1,50CAD57,20/58,40AUD54,80/55,80JPY0,51/0,55CNY11,70/12,45USD81,70/82,90EUR90,10/90,90GBP107,90/108,90CHF97,20/98,20SEK7,00/7,68NOK6,98/7,68DKK10,20/11,30PLN19,90/20,60TRY1,60/1,70RSD0,74/0,77MKD1,45/1,50CAD57,20/58,40AUD54,80/55,80JPY0,51/0,55CNY11,70/12,45
LDK heq dorë nga qeveria, Abdixhiku: Qëndrojmë në opozitë
Rajoni – Bota

LDK heq dorë nga qeveria, Abdixhiku: Qëndrojmë në opozitë

Kryetari i LDK-së njoftoi braktisjen e të gjitha posteve të ofruara, duke përfshirë kryesimin e Kuvendit, tri ministritë dhe Presidentin

Nga Redaksia Vora News13 Gusht 2026, 17:311 min lexim8
Ndaj

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të tërhiqet plotësisht nga çdo marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti për pjesëmarrje në qeveri. Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, bëri publik këtë qëndrim pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, duke sqaruar se partia do të vijojë rrugën e opozitës.

Abdixhiku nënvizoi se LDK-ja ka hedhur poshtë të gjitha ofertat që i ishin bërë në kuadër të bisedimeve për formimin e institucioneve të reja. Midis tyre, kryesimi i Kuvendit të Kosovës, tri postet ministrore të propozuara gjatë takimeve me Kurtin, si dhe posti i Presidentit të Republikës.

LDK: Zhgënjim, por jo bllokadë

Pavarësisht vendimit për të qëndruar jashtë qeverisë, Abdixhiku bëri të qartë se partia e tij nuk do ta shndërronte qëndrimin e saj në pengesë institucionale. "Pavarësisht këtij qëndrimi, LDK-ja s'do ta shndërrojë zhgënjimin politik në bllokadë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës", deklaroi ai.

Sipas kryetarit të LDK-së, prioritet mbetet dalja nga ngërçi aktual nëpërmjet zgjedhjes së një presidenti konsensual. "Kemi hequr dorë nga të gjitha postet. Ne mbështesim krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual për ta zhbllokuar krizën", u shpreh Abdixhiku.

Kosova në krizë institucionale

Deklarata e LDK-së vjen në një moment tepër delikat për Kosovën, e cila po përballet me një bllokadë të thellë politike dhe institucionale. Konstituimi i Kuvendit të ri, zgjedhja e Presidentit dhe formimi i qeverisë mbeten ende të pazgjidhura, duke e lënë vendin pa institucione të plota funksionale.

Vendimi i LDK-së për të qëndruar në opozitë e ndërlikon edhe më tej ekuacionin parlamentar të Kurtit, i cili duhet të gjejë mbështetje të mjaftueshme për të siguruar shumicën e nevojshme. Sfida kryesore mbetet akoma zgjedhja e Presidentit, post që kërkon konsensus të gjerë mes forcave politike. LDK-ja, ndonëse jashtë qeverisë, ka lënë të hapur dyert për dialog mbi këtë çështje, duke u pozicionuar si faktor me ndikim, por jo si pjesë e ekzekutivit.

BurimiRTSH

Ndaj