Drejtpërdrejt
AktualitetPolicia reagon për aksidentin me dy viktima te rrethrrotullimi i TEG: Janë shtetas të huaj·PolitikëAmbasadori gjerman kërkon formim të shpejtë të institucioneve në Kosovë·Rajoni – BotaSHBA dhe Irani intensifikojnë sulmet, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar·Vora NewsShqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën·Aktualitet53 deputetë kërkojnë shkarkimin e ministres serbe që justifikoi spastrimin etnik të shqiptarëve·Rajoni – BotaLufta SHBA-Iran përshkallëzohet: 17 ushtarë amerikanë të vrarë, Hormuzit i kërcënon bllokada·Vora NewsMandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe B·EkonomiaNafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit·AktualitetPolicia reagon për aksidentin me dy viktima te rrethrrotullimi i TEG: Janë shtetas të huaj·PolitikëAmbasadori gjerman kërkon formim të shpejtë të institucioneve në Kosovë·Rajoni – BotaSHBA dhe Irani intensifikojnë sulmet, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar·Vora NewsShqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën·Aktualitet53 deputetë kërkojnë shkarkimin e ministres serbe që justifikoi spastrimin etnik të shqiptarëve·Rajoni – BotaLufta SHBA-Iran përshkallëzohet: 17 ushtarë amerikanë të vrarë, Hormuzit i kërcënon bllokada·Vora NewsMandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe B·EkonomiaNafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit·
Vora News
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe B
Vora News

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe B

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe B

Nga Vora News22 Korrik 2026, 14:321 min lexim0
Ndaj

Rikandidimi për një mandat të dytë të prokurorëve të SPAK është në dorë të partnerëve garantë të Reformës në Drejtësi, shpjegoi ministri Toni Gogu, pavarësisht gatishmërisë së kolegut të tij të partisë, Ulsi Manja, për të ndryshuar Kushtetutën.

“Mandati i tyre është i garantuar në aneksin e Kushtetutës, që do të thotë se ka nevojë për vlerësim jashtëzakonisht të kujdesshëm, jo vetëm nga ata vetë, nga institucionet përkatëse siç është Kuvendi, por edhe Komisioni Europian, me të cilin ne po partnerizojmë, dhe SHBA, të cilët i kemi pasur partnerë strategjikë në reformën në drejtësi”, tha Gogu.

Deklaratën e bëri në konferencën për mediet, ku gjykatave që vijojnë të ankohen për numrin e lartë të dosjeve të prapambetura, u kërkoi të mësojnë nga kolegët e shkallës së lartë.

“Na tregoi se reduktimi i çështjeve në 60% është i mundshëm, pra nuk mund të kënaqemi me zbritjen në 1%, 2%… Ka filluar trendi i rënies së çështjeve të mbartura, por duhet të shkojmë me plan konkret dhe KLGJ është duke punuar për këtë”, vijoi ai.

I pyetur pse Ministria e Drejtësisë nuk bën më shumë lidhur me noterët që ndihmojnë pastrimin e parave, topin e kaloi te gjyqësori.

“Ka pasur raste edhe kur gjykata ka vendosur të rikthejë një noter, të cilit i ishte pezulluar licenca nga Ministria e Drejtësisë”.

Toni Gogu ishte live kur doli lajmi se Laert Haxhisë, të dënuar me burgim të përjetshëm, i ishte sekuestruar përsëri një telefon në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Kjo nxiti pyetjen përse personazhe të tilla nuk kalojnë në regjimin më të rreptë 41-bis.

“41-bis është kompetencë e Prokurorisë dhe e gjykatës që të mundet të kërkojnë vendosjen… ju e quajtët popullim të atyre personave, pasi u kufizohet liria në mënyrë edhe më ekstreme”.

Ministri nuk komentoi lidhur me pyetjen përse këto telefona që u sekuestrohen eksponentëve të krimit në burgje, dërgohen përmes BKH-së për ekspertizë në SPAK

Ndaj

Lexo gjithashtu

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën
Vora News

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për GazënKëshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë në përbërje të brigadës shumëkombëshe në Rumani. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili theksoi se ky hap përbën një angazhim shtesë të qeverisë shqiptare në kuadër të sigurisë kolektive të NATO-s. Sipas ministrit, prania e trupave shqiptare do të shërbejë për forcimin e sigurisë në territorin rumun dhe vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së vazhdueshme të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës. “Sot në Këshillin e Ministrave u miratua projektvendimi për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura te brigada shumëkombëshe që ndodhet në Rumani. Ky projektvendim është një angazhim shtesë i qeverisë shqiptare në misionet kombëtare. Jam i bindur që ky mision shtesë është në vazhdën e gjithë misioneve të tjera që ne kemi. Angazhimi i trupave tanë do të jetë i tillë që do të forcojë sigurinë në territorin e Rumanisë, është gjithnjë në kuadër të sigurisë kolektive të Aleancës”, tha Nufi. Ministri Nufi tha gjithashtu se javën e ardhshme Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin zyrtar për dërgimin e trupave shqiptare në Gaza, ku në fazën e parë Shqipëria është e angazhuar të dërgojë oficerë shtabi. Shqipëria a do të dërgojë dhe kur do të dërgojë trupat në Gaza dhe nëse është përcaktuar vendi se ku? “Javën që vjen Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin për dërgimin e trupave në Gaza. Shqipëria ka marrë një angazhim dhe angazhimi lidhet me faktin që ne do të dërgojmë oficerë shtabi. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave. Kemi bërë një verifikim në terren, për rrethanat dhe kushtet në Gaza. Pas atij misioni ne do të dërgojmë oficerët e shtabit. Me dërgimin e këtyre forcave do të bëhet edhe angazhimi i trupave konkretë. Atje do të jemi në gjendje që të përcaktojmë se sa trupa do të dërgohen dhe ku do të dërgohen specifikisht, si dhe misioni konkret që do të zhvillojnë”, shtoi ministri Nufi.

2 min
“E refuzuam Jenifer Lopez se kërkoi 2 mln euro garanci për protestat”, Gonxhja-Zhupës: Kjo është kosto e destabilizimit të vendit
Vora News

“E refuzuam Jenifer Lopez se kërkoi 2 mln euro garanci për protestat”, Gonxhja-Zhupës: Kjo është kosto e destabilizimit të vendit

Në punimet e komisionit të Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, diskutimi ishte në lidhje me aktit normativ “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, komision për dhënie mendimi. Ministri Blendi Gonxhe u përplas me drejtuesen e Komisionit, demokraten Ina Zhupa, teksa kjo e fundit i tha se qeveria ka financuar koncertin e Kanye West. Zhupa i tha ministrit se cila është arsyeja e alokimit të këtyre parave duke u cilësuar si emergjencë për një koncert të parashikuar. Gonxhja u përgjigj se gjithçka është zbatuar sipas aktit normative dhe nëse s’do të ishte realizuar koncerti, atëherë do të duhej të përgjigjej sesi do të ktheheshin paratë e këtij financimi. Ndërkohë ai tha se për të performuar në Shqipëri është komunikuar edhe me këngëtaren me famë ndërkombëtare Jennifer Lopez, por se është refuzuar nga pala jonë pasi sipas ministrit ajo ka kërkuar kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. Pjesë nga diskutimi në komision: Gonxhja: Meqë u interesuat për Jennifer Lopez… Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj? Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot garancinë, kjo është kosto e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan Lopez në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar. Zhupa: Se e pa ajo tha përderisa japin këta lekët, se asaj nuk i shiten biletat… Gonxhja: Ishte para aktit normativ Zhupa: dhe tha të shkoj të kërkoj 2 mln dhe po mi dhanë mirë, po s’mi dhanë mirë, se biletat nuk i shiten…

1 min
Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”
Vora News

Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve të qytetarëve në rrjetet sociale lidhur me nismën “Paketa e Maleve”, duke theksuar se kjo është një mundësi konkrete për zhvillimin e zonave malore, rikthimin e të rinjve dhe nxitjen e investimeve në harmoni me natyrën. Rama theksoi se “Paketa e Maleve” nuk parashikon shitjen e zonave malore, por krijimin e mundësive që pronarët legjitimë të zhvillojnë pronat e tyre dhe t’i kthejnë ato në burim të ardhurash.

2 min