Drejtpërdrejt
AktualitetNga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin·AktualitetRama: 30 vende i drejtohen Shqipërisë për mjete ushtarake të prodhuara këtu·AktualitetKardinali Troshani kthehet në Spaç pas 60 vitesh: Mesha e Shenjtë atje ku vuajti 12 vite burg·AktualitetBanorët e Poliçanit në protestë kundër shkrirjes me Beratin·AktualitetGrabitja me armë në argjendarinë në Paskuqan/ Autorët u futën në biznes me kallashnikov, kërcënuan dy punonjëset që ndodheshin brenda·AktualitetBraçe kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës: Nafta u rrit në kulmin e sezonit turistik·AktualitetMashtronin të huajt me premtimin se do t’u rikthenin paratë e humbura, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq tre persona·AktualitetAsllani mund të qëndrojë në Serie A: Sassuolo në bisedime me Interin·AktualitetNga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin·AktualitetRama: 30 vende i drejtohen Shqipërisë për mjete ushtarake të prodhuara këtu·AktualitetKardinali Troshani kthehet në Spaç pas 60 vitesh: Mesha e Shenjtë atje ku vuajti 12 vite burg·AktualitetBanorët e Poliçanit në protestë kundër shkrirjes me Beratin·AktualitetGrabitja me armë në argjendarinë në Paskuqan/ Autorët u futën në biznes me kallashnikov, kërcënuan dy punonjëset që ndodheshin brenda·AktualitetBraçe kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës: Nafta u rrit në kulmin e sezonit turistik·AktualitetMashtronin të huajt me premtimin se do t’u rikthenin paratë e humbura, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq tre persona·AktualitetAsllani mund të qëndrojë në Serie A: Sassuolo në bisedime me Interin·
Vora News
Mashtronin të huajt me premtimin se do t’u rikthenin paratë e humbura, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq tre persona
Aktualitet

Mashtronin të huajt me premtimin se do t’u rikthenin paratë e humbura, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq tre persona

Nga S-SH5 Gusht 2026, 13:442 min lexim9
Ndaj

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe moskallëzim krimi, pasi dyshohet se mashtronin shtetas të huaj duke u premtuar rikthimin e parave të humbura në skema të ndryshme mashtrimi online.Gazetarja Anila Hoxha raporton se sipas Prokurorisë, shtetasit Klaudio Sulejmëni, Franko Karemani akuzohen për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa Eriglen Arapi për “Moskallëzim krimi”.

Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një ambient në zonën e Zallit në Selitë, ku ushtrohej aktivitet i paligjshëm i një “Call Center”. Gjatë kontrolleve, në ambientet e përshtatura si zyra u gjetën të akuzuarit dhe punonjës të tjerë.Sipas dosjes hetimore, Sulejmëni dhe Karemani rekrutonin punonjësit dhe i trajnonin që të bindnin shtetas të huaj se mund të rikuperonin paratë e humbura nga mashtrime të mëparshme, një skemë e njohur si “Recovery”.

Njoftimi

Mashtronin të huajt si të rifitonin paratë e humbura në ‘Call Center’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasit K.S., F.K. dhe E.A.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.S., F.K. dhe E.A., të akuzuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe ‘Moskallëzim krimi’ parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8513 viti 2025, të nisura nga informacionet e marra në rrugë operative për një ambient në rrugën Zalli, Selitë, kati i 2, ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i ‘call center’, janë kryer veprimet procedurale me iniciativë dhe brenda ambienteve janë gjetur të akuzuarit dhe persona të tjerë të ulur në postet e përshtatuara si zyrë.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se shtetasit K.S. dhe F.K. kanë qenë personat që kanë rekrutuar punonjësit. Këta shtetas shpjegonin procesin e punës, i cili kishte të bënte me bindjen e shtetasve të huaj për të rifituar përsëri paratë e humbura (Recovery).

Hetimet zbuluan se agjentët merrnin informacione nga klientet për situatën e tyre të humbjes së lekëve dhe jepnin zgjidhjen për kthimin mbrapsht të tyre. Ata informoheshin për gjendjen e klienteve, në çfarë situate ishin, sesi i kanë humbur lekët dhe më çfarë kompanish kanë bashkpunuar më përpara. Më pas klienteve iu linte takim me ekspertin për shqyrtimin e ngjarjes dhe vazhdimësinë e telefonateve të tyre i merrnin në shqyrtim shtetasit K.S. dhe F.K.

Sa më sipër u bë arrestimi i shtetasve K.S. dhe F.K., dhe dërgimi në gjyq i tyre për veprën penale ‘Mashtrimi kompjuterik’, ndërsa shtetasi E.A. për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’.

Ndaj