Nga mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm gjatë ditës së kaluar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka 45 ditë që të verifikojë kandidaturat e pretendentëve që kanë shprehur interes, duke dorëzuar dokumentet dhe jetëshkrimin pranë qeverisë së akuzës.Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, data 1 gusht deri në mesnatë ishte afati i fundit për konkurrentët që synojnë të marrin drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme për shtatë vitet në vijim dhe nga kjo e diel nis numërimi i afatit për KLP dhe komisionin përgjegjës të emërimeve që të shqyrtojë dokumentacionin. Teksa në rrugë elektronike, por edhe fizikisht, deri në datën 1 gusht dorëzuan jetëshkrimin dhe shprehën interes katër prokurorë, mes tyre prokurori i SPAK, Adnan Xholi, prokurorja e kryeqytetit Rovena Zoto dhe prokurorët Ylli Pjetërnikaj dhe Fatjona Memçaj, pritet që të konfirmohet nëse kandidatë të tjerë e kanë përcjellë apo jo dosjen personale me postë në momentet e fundit.Mes emrave të përfolur ka qenë edhe ai i ish-prokurores së përgjithshme të përkohshme, zonjës Arta Marku, por edhe emri i ish-prokurores së Krimeve të Rënda, zonjës Pranvera Pustina, për të cilat do të vërtetohet të hënën nëse kanë shfrytëzuar postën gjatë orëve të fundit. Teksa njerëzit e drejtësisë kanë nisur pushimet, komisioni i karrierës duhet t’u përcjellë brenda gushtit institucioneve si ILDKPI kërkesa për verifikim pasurie, si edhe organeve të administratës tatimore dhe doganore, Byrosë Kombëtare të Hetimit, shërbimeve shtetërore informative, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe çdo organi disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së kandidatit. Vetëm pasi të përfundojë ky vetting ndaj kandidatëve, vendoset që pretendentët që plotësojnë kushtet të thirren në seancë dëgjimore. Gara për prokuror të përgjithshëm u hap nga KLP, pasi në muajin dhjetor i përfundon mandati prokurorit të përgjithshëm, z. Olsian Çela.

Aktualitet
Mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm, nis verifikimi i kandidaturave nga KLP. Ja katër emrat zyrtarë
Lexo gjithashtu

Aktualitet
Reforma territoriale: Propozohet reduktimi i bashkive nga 61 në 46
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku, prezantoi draftin që parashikon uljen e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46 njësi.
2 min

Aktualitet
Blushi kërkon referendum për reformën territoriale: "Harta e Shqipërisë nuk ndryshohet me vota kartonësh"
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dalë kundër projektit qeveritar për reformën administrativo-territoriale, duke kërkuar referendum popullor për çdo ndryshim të hartës administrative.
2 min

Aktualitet
Tenderi i avionëve zjarrfikës nën akuza: Ministria zgjodhi ofertën 2.7 milionë euro më të shtrenjtë
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji akuzon Ministrinë e Mbrojtjes se shpalli fitues të një tenderi avionësh zjarrfikës kompaninë me ofertën më të shtrenjtë, duke anashkaluar propozimin 2.7 milionë euro më të lirë.
2 min