Lajmi i fundit
AktualitetKuvendi shqyrton projektbuxhetin 2027 dhe paketën fiskale, fokus te zhvillimi ekonomik·Vora NewsBlerim Shera: “Sporti na bashkon!” Më 27 nëntor, finalja e shkollave në Stadiumin e Vorës·PolitikëBerani kritikon ligjin për Gjykatën Speciale: Politikanët po shënojnë autogola·AktualitetDeputetet e Kuvendit të Kosovës: Dhuna ndaj grave, plagë e gjithë shoqërisë·Rajoni – BotaAmbasada Zvicerane në Kosovë thekson urgjencën e luftës kundër dhunës ndaj grave·AktualitetSamiti i zgjerimit në Bruksel/ BE dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë integrimin, reformat dhe sigurinë e rajonit! Përfitimet e Shqipërisë·EkonomiaKomisioni Europian inkurajon investimet në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor·PolitikëVLEN i përgjigjet Ahmetit: Ligjet tuaja nuk e bënë shqipen plotësisht zyrtare·AktualitetKuvendi shqyrton projektbuxhetin 2027 dhe paketën fiskale, fokus te zhvillimi ekonomik·Vora NewsBlerim Shera: “Sporti na bashkon!” Më 27 nëntor, finalja e shkollave në Stadiumin e Vorës·PolitikëBerani kritikon ligjin për Gjykatën Speciale: Politikanët po shënojnë autogola·AktualitetDeputetet e Kuvendit të Kosovës: Dhuna ndaj grave, plagë e gjithë shoqërisë·Rajoni – BotaAmbasada Zvicerane në Kosovë thekson urgjencën e luftës kundër dhunës ndaj grave·AktualitetSamiti i zgjerimit në Bruksel/ BE dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë integrimin, reformat dhe sigurinë e rajonit! Përfitimet e Shqipërisë·EkonomiaKomisioni Europian inkurajon investimet në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor·PolitikëVLEN i përgjigjet Ahmetit: Ligjet tuaja nuk e bënë shqipen plotësisht zyrtare·
Vora News
Kursi
USD81,20/82,20EUR89,30/90,10GBP106,40/107,40CHF97,60/98,60SEK6,89/7,57NOK6,82/7,53DKK10,06/11,08PLN19,41/20,21TRY1,59/1,69RSD0,728/0,758MKD1,43/1,49CAD57,00/58,10AUD53,60/54,60JPY0,512/0,538CNY11,62/12,35USD81,20/82,20EUR89,30/90,10GBP106,40/107,40CHF97,60/98,60SEK6,89/7,57NOK6,82/7,53DKK10,06/11,08PLN19,41/20,21TRY1,59/1,69RSD0,728/0,758MKD1,43/1,49CAD57,00/58,10AUD53,60/54,60JPY0,512/0,538CNY11,62/12,35
Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim
Aktualitet

Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

Nga S-SH24 Gusht 2026, 14:042 min lexim5
Ndaj

Përdorën Inteligjencën Artificiale për t’i marrë 100 mijë euro 70-vjeçarit, arrestohen dy të rinjtë, në kërkim një tjetër.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Tiranë, njoftuan sot (24 gusht) se në bashkëpunim me Komisariatet Nr. 1 dhe Nr. 2, kanë finalizuar gjatë 24 orëve të fundit dy operacione policore të koduara “Shuma” dhe “Imazhi”, duke vënë në pranga autorët e disa rasteve të mashtrimit dhe vjedhjes me pasoja të rënda financiare.

“Në kuadër të operacionit “Shuma”, Policia ka arrestuar shtetasit B. S., 31 vjeç, dhe S. M., 23 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim 31-vjeçarin R. H. Këta shtetas dyshohet se kanë përdorur Inteligjencën Artificiale për t’u prezantuar përmes mesazheve si personazhe të njohura te një 70-vjeçar që ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor. Përmes kësaj teknologjie, ata e kanë mashtruar të moshuarin duke i marrë shumën prej 100.000 eurosh me arsyetimin se do t’ia kthenin pas disa orësh. Pasi paratë nuk u kthyen në afatin e premtuar, i dëmtuari njoftoi menjëherë Policinë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Operacioni vijon për kapjen e personit që shkoi fizikisht te subjekti për të tërhequr paratë, si dhe për prangosjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Kurse gjatë operacionit të dytë të koduar “Imazhi”, u bë i mundur ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim G. B., 37 vjeç. Ky shtetas akuzohet se më 14 gusht 2026 ka mashtruar punonjësit e dy bizneseve në rrugët “Brigada VIII” dhe “Teodor Keko”, duke u marrë 20.000 lekë me pretendimin se ishte mik i pronarëve.

“Gjithashtu, më 21 gusht, i njëjti person ka vjedhur një çantë me 25.000 lekë brenda një subjekti në rrugën “Skënder Luarasi”, tha policia.

Nisur nga përdorimi i formave të reja të krimit kibernetik dhe mashtrimit, Policia e Shtetit u bëri thirrje qytetarëve dhe administratorëve të subjekteve që të tregojnë kujdes të shtuar.

“Autoritetet udhëzojnë që në asnjë rast të mos jepen para apo të dhëna personale për persona të paverifikuar që kontaktojnë përmes mesazheve apo videove të krijuara me Inteligjencë Artificiale, si dhe kërkojnë denoncimin e menjëhershëm të çdo rasti të dyshimtë pranë strukturave policore”, këshilloi ajo.

Ndaj