Sot, më 24 gusht 2026, hapi dyert gjykimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubit, dhe shtatë të pandehurve të tjerë, në kuadër të çështjes penale të njohur si rasti "Lotaria". Grubi akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës, vepër e cila sipas Prokurorisë ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm ndaj financave publike.
Ndër të akuzuarit figurojnë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, si dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami. Bashkërisht, të tetë të pandehurit ngarkohen me përgjegjësinë penale për një skemë që, sipas organit të akuzës, ka gërryer buxhetin shtetëror me mbi tetë milionë euro.
BurimiGazeta Expres



