Lajmi i fundit
PolitikëRama kundër protestuesve: Deklaratat që ndezën debatin publik·AktualitetProtestuesit nuk tërhiqen para Kryeministrisë: "Dorëheqje!" mbetet thirrja kryesore·Rajoni – BotaVjosa Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së·EkonomiaPragu i varfërisë shkon në 315 euro në muaj — pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë prapa·Vora NewsNga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’·Rajoni – BotaShqipëria dërgon helikopterë në KFOR — kontribut historik për sigurinë e Kosovës·AktualitetRama kërcënon protestuesit: Familja do të paguajë faturën, do t'ju ndalohet hyrja në BE·Aktualitet37 incidente ndaj gazetarëve në një javë: sulmohen ekipi i A2 CNN dhe gazetarë ndërkombëtarë·PolitikëRama kundër protestuesve: Deklaratat që ndezën debatin publik·AktualitetProtestuesit nuk tërhiqen para Kryeministrisë: "Dorëheqje!" mbetet thirrja kryesore·Rajoni – BotaVjosa Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së·EkonomiaPragu i varfërisë shkon në 315 euro në muaj — pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë prapa·Vora NewsNga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’·Rajoni – BotaShqipëria dërgon helikopterë në KFOR — kontribut historik për sigurinë e Kosovës·AktualitetRama kërcënon protestuesit: Familja do të paguajë faturën, do t'ju ndalohet hyrja në BE·Aktualitet37 incidente ndaj gazetarëve në një javë: sulmohen ekipi i A2 CNN dhe gazetarë ndërkombëtarë·
Vora News
Kursi
USD80,20/81,20EUR90,20/91,10GBP107,20/108,20CHF97,20/98,20SEK7,25/7,90NOK7,13/7,82DKK10,40/11,37PLN20,10/20,81TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,00/58,20AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,45/12,17USD80,20/81,20EUR90,20/91,10GBP107,20/108,20CHF97,20/98,20SEK7,25/7,90NOK7,13/7,82DKK10,40/11,37PLN20,10/20,81TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,00/58,20AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,45/12,17
Paratë e drogës deformojnë politikën dhe varfërojnë shqiptarët
Aktualitet

Paratë e drogës deformojnë politikën dhe varfërojnë shqiptarët

Një pakicë e vogël pasurohet nga larja e parave, ndërsa kostoja e krimit të organizuar bie mbi të gjithë shoqërinë

Nga Redaksia Vora News18 Korrik 2026, 18:342 min lexim0
Ndaj

Fluksi i pandërprerë i parave të larara nga droga po e helmojë ekonominë shqiptare dhe po pasuroi vetëm një pakicë të vogël, ndërkohë që e gjithë shoqëria paguan çmimin e lartë të krimit të organizuar. Bumi i ndërtimit që nisi rreth vitit 2018 dhe transformoi pamjen e Tiranës e qyteteve të tjera shqiptare mbeti gjatë gjithë kohës i lidhur, nëse jo fuqizuar, me kapitalin e pistë të grupeve kriminale shqiptare të shpërndarë në të gjithë botën.

Ky fakt nuk ishte i panjohur — as për institucionet, as për opinionin publik. Megjithatë, për vite me radhë, ai u mohua zyrtarisht dhe u tolerua gjerësisht, me argumentin se edhe paraja e pisët, pasi të hynte në qarkullim, do t'i ndihmonte njërës prej ekonomive më të varfra të Europës të kapte ritmin e vendeve fqinje dhe të zhvillohej me shpejtësi.

Kush paguan faturën e krimit?

Realiteti ka rezultuar krejt ndryshe. Paratë e drogës nuk shpërndahen gjerësisht në shoqëri — ato përqendrohen në duart e një grupi shumë të ngushtë njerëzish me lidhje të forta me rrjetet kriminale. Shumica e shqiptarëve jo vetëm që nuk përfitojnë nga ky kapital, por vuajnë pasojat e tij: çmime të fryra të pasurive të paluajtshme, konkurrencë të pandershme në treg dhe institucione të dobësuara nga korrupsioni.

Treguesit ekonomikë e konfirmojnë këtë tendencë. Ndryshimet e papritura dhe të vështira për t'u shpjeguar në kursin e këmbimit të lekut me euron kanë tërhequr vëmendjen e ekonomistëve dhe analistëve financiarë. Fuqizimi jo proporcional i monedhës vendase, në kundërshtim me parametrat normalë ekonomikë, shihet si një nga pasojat e drejtpërdrejta të injektimit masiv të parave të pista në qarkullim.

SPAK dhe sfida e luftës kundër krimit financiar

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka intensifikuar hetimet ndaj rasteve që lidhin kapitalin e dyshimtë me sektorin e ndërtimit, politikën dhe administratën publike. Megjithatë, rrjetet e larjes së parave janë të sofistikuara dhe të integuruara thellë në sistemin ekonomik, duke e bërë luftën kundër tyre sfidë afatgjatë institucionale.

Ekspertët e sigurisë dhe ekonomistët theksojnë se pa ndërhyrje strukturore — duke përfshirë transparencën e pronësisë së kompanive, kontrollin e rreptë të transaksioneve të mëdha dhe bashkëpunimin ndërkombëtar — Shqipëria rrezikon të mbetet e kapur nga ekonomia e krimit. Kostoja njerëzore dhe sociale e kësaj varësie fatale, siç e cilësojnë analistët, do të vijojë të rritet nëse mekanizmat e shtetit të së drejtës nuk forcohej me vendosmëri.

Ndaj